Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Gjiknuri i përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit

2023/07/27 at 12:57 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Gjiknuri i përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ish-sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damina Gjiknuri  si të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorit të Elbasanit.

Sipas tij, firma e Gjiknurit rezulton në procedurat e inceneratorëve në kohën që ai mbante detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Berisha thotë se në aferën e inceneratorëve është i përfshirë kryeministri Edi Rama, ndërsa thekson së në korrupsion janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

“Damian Gjiknuri, njeri nga kriminelët më të damkosur në politikën shqiptare, në mbledhjen e fundit të asamblesë së mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë, u shkarkua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të mafies së Rilindjes. Damian Gjiknuri është një nga figurat më kryesore të krimit në Shqipëri dhe më gjerë. Ky famëzi është regjistruar në zhargonin e krimit për ‘tërmetin’, krimin e tmerrshëm elektoral. Por Damian Gjiknuri është anëtar kryesor i klanit të mafies së plehrave Rama-Agacci-Veliaj-Ahmetaj-Gjiknuri-Koka e me radhë. Firma e tij ndodhet në të gjithë dokumentacionin e vjedhjes së shekullit. Por krahas kësaj, Damian Gjiknuri është përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, atë të prodhimit të energjisë nga djegësi i Elbasanit. Dimension i injoruar në absurde tërësisht nga hetimi dhe SKAP-i i partisë. Vendimi i famshëm i datës 16 dhjetor 2014, ky vendim parashikon financimin e impiantit të përpunimit të plehrave dhe atij të prodhimit të energjisë nga qeveria, për Elbasanin është fjala. Pra, të dyja së bashku arrijnë në vlerën 21 milionë euro sipas vendimit të qeverisë. E vërteta është se këto nuk janë koncesion, por hajdutët, mafia, klani i plehrave Rama-Agacci-Ahmetaj-Veliaj e me radhë, një prokurim direkt me paratë e taksapaguesve, e shpalli koncesion vetëm e vetëm për të maskuar vjedhjen e tij. Por tani le të kthehemi te aspekti i injoruar nga hetimi, ku ka dy përgjegjës direkt; Gjiknurin dhe Ramën. Me paratë e taksapaguesve shqiptare në Elbasan është parashikuar prodhimi i një termocentrali me kapacitet 2.3 megavat, dhe me detyrimin e shtetit shqiptar për të blerë energjinë e këtij impianti për 25 vite. Si kundërvlerë, taksapaguesit e vjedhur shqiptarë, merrnin gjithsej 2 përqind të energjisë. Nëse ky impiant ndërtohej fund e krye me paratë e privatit, ai do ishte i detyruar që 2 përqind t’ia paguante shtetit shqiptar. Kurse në rastin konkret, impianti shtetëror, i paguan 2 përqind shtetit dhe 98 përqind koncesionarit, që nuk mund të ndodhë vetëm kur është Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe hajdutët e tjerë. Në 25 vite, kjo tejkalon disa herë vjedhjen që bëhet me impiantin e plehrave”,-deklaroi Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

20 Gusht, 2025 10:37 pm
Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
Rajoni

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

20 Gusht, 2025 10:14 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

20 Gusht, 2025 9:40 pm
Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
Bota

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

20 Gusht, 2025 9:21 pm
Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues
Aktualitet

Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

20 Gusht, 2025 8:32 pm
CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë
Bota

CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë

20 Gusht, 2025 8:22 pm
Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia
Aktualitet

Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia

20 Gusht, 2025 7:54 pm
SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë  të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Bota

SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

20 Gusht, 2025 7:46 pm
Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

20 Gusht, 2025 7:15 pm
Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit
Rajoni

Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit

20 Gusht, 2025 7:09 pm
Para
Raporti i DASH për Shqipërinë, korrupsioni dhe paratë e pista dëmtojnë konkurrencën

Raporti i DASH për Shqipërinë, korrupsioni dhe paratë e pista dëmtojnë konkurrencën

Operacioni i SPAK/ Berisha: Pëllumb Gjoka ka grabitur toka në Velipojë me ndihmën e Ramës

Operacioni i SPAK/ Berisha: Pëllumb Gjoka ka grabitur toka në Velipojë me ndihmën e Ramës

Dosja “Ahmetaj”, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e vilave në Hamallaj dhe Palasë

Dosja “Ahmetaj”, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e vilave në Hamallaj dhe Palasë

TE FUNDIT

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
20 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë...

Lexo më shumë

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
20 Gusht, 2025

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb,...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
20 Gusht, 2025

Gjatë ditës së sotme, 20 gusht, janë raportuar 12 vatra zjarri. Nga to janë shuar gjashtë, dy janë aktive ndërsa...

Lexo më shumë

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
20 Gusht, 2025

Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë dikur se gadishulli ukrainas i Krimesë, i cili është nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com