Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha fton qytetarët në protestën e 8 shkurtit: Ju garantoj se do ta çojmë çmimin e energjisë në 6 lekë! 

2025/02/07 at 1:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha fton qytetarët në protestën e 8 shkurtit: Ju garantoj se do ta çojmë çmimin e energjisë në 6 lekë! 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat nga ku foli për protestën e opozitës që do të mbahet nesër në Tiranë. 

Berisha ftoi qytetarët në protestë, ndërsa u tha se ka ardhur koha për të rrëzuar nga pushteti qeverinë Rama. 

Kreu i PD-së u premtoi qytetarëve se nëse fiton zgjedhjet do të ulë çmimin e energjisë elektrike duke e çuar atë në 6 lekë nga 18 që është aktualisht. 

“Ftoj  çdo të ri shqiptar të dalë nesër në shesh në përballje me këtë qeveri që nuk meriton asnjë ditë pushteti, që rrënon dhe shkatërron ëndrrën shqiptare, ëndrrën më të bukur të një të riu për të jetuar në vendin e tij. Që i përzë nga Shqipëria në mënyrën më të pamëshirë. 

Ftoj çdo rrogëtar të ndershëm të bashkohet me ne sepse me emergjencë rrogat nuk do jenë kurrë këto që janë sot.
Do vendoset rroga minimale 500 euro, do vendoset rroga mesatare 1200 euro, të shkëputen nga ky regjim. 

Ftoj çdo biznesmen të bashkohet pasi ne do ulim të paktën me 50 përqind barrën fiskale. Ne do luftojë me zero tolerancë korrupsionin dhe gjobat që paguajnë. Energjia, që sot e paguajnë 18 lekë, do u shitet me 6 lekë, me një çmim tre herë më të lirë. 

I garantoj për transparencë, konkurrencë të ndershme.
Ftoj fermerët të bashkohen në këtë protestë. Fshati është i përjashtuari i madh nga Shqipëria. Ka vetëm një alternativë, falimentimin. 

Garantoj se pensionet, të cilat sot në fshat janë 120 euro, 3 muajt e parë të qeverisjes së PD, do jenë 200 euro.
Garantoj se një skemë e konsoliduar e subvencioneve për çdo rrënjë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi, do jetë politika jonë transformuese për bujqësinë. Investime të mëdha në infrastrukturë dhe trefishim i buxhetit për bujqësinë. 

Ftoj çdo pensionist dhe pensioniste që po keqtrajtohen sot në mënyrën vërtet poshtëruese dhe të pamëshirë.
Edi Rama me qëndrimet që mbajti dhe politikat që ndoqi, bëri që pensionistët shqiptarë, që në vitin 2013 kishin pensionet më të larta në rajon, sot i kanë ato të paktën 3 herë më të ulëta se pensionet e rajonit. 

Dhe Edi Rama pretendon se në qoftë se do i rrisim ato, Shqipëria falimenton. U shtroj vetëm një pyetje pensionistëve që në vitin 2005 merrnin pensionin e ulët 36 euro, a nuk u rrit ky pension në 82 euro? Pensionistët me pension të mesëm 110 euro a nuk u rrit ky pension në 146 euro? 

A falimentoi Shqipëria? Absolutisht jo. Përkundrazi. Shqipëria u begatua dhe varfëria u luftua.
Ndaj ftoj që asnjë pensionist të mos mashtrohet më nga ky i pashpirt. 

Garantoj qytetarët se përmbysja e Edi Ramës do të thotë çlirim i dhimbjeve që ata përjetojnë nga situata ekonomike.
Nafta nuk do shitet më kurrë me çmim 10 përqind plus-minus çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni”,-shtoi Berisha. 

Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë

SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë

Dy 16-vjeçarët vjedhin me dhunë qytetarin në Vlorë

Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

Inceneratori i Tiranës/ SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit, kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën

Inceneratori i Tiranës/ SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit, kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën

TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com