Sali Berisha nga çadra e protestës së opozitës në Bulevard i bëri thirrje edhe një herë Ramës të largohet dhe ti hapë rrugë zgjidhjes së krizës. Ai nuk e përmendi në asnjë rast termin qeveri teknike, por tha se Kryeministri duhet të ikë sa më parë.
“Mos përfito nga qetësia e kësaj çadre. Mos e nxej revolucionin se mund të shpërthejë. Ti ke kaluar çdo vijë të kuqe dhe tani je braktisur nga të gjithë, ndaj ik, shporru, largohu”, tha Berisha në thirrjen e tij drejtuar Kryeministrit Rama.