Ish-kryeministri, Sali Berisha I ftuar në studion e “Tonight” të gazetares Ilva Tare, u shpreh se Edi Rama kur ka qenë Kryetar bashkise në vitin 2008 ka përgjuar Ilir Metën, i cili atëhere ishte deputet në Parlament.
Duke folur për pasjisjen e përgjimit që sipas tij ndodhet në Ministrinë e Brendshme, Berisha u shpreh se përgjimi është një zakon i vjetër i Ramës.
“Përgjimi që i është bërë Ilir Metës, kundërshtari i yni në atë kohë, se ishte deputet në opozitë, pa autorizimin e Kryetares së Kuvendit është bërë në shkelje flagrante. Edi Rama në atë kohë, si Kryetar i bashkisë kishte vegël Kryeprokuroren Ina Rama. Prokurorët e Ina Ramës, edhe pasi kanë kryer krimin kanë regjistruar deputetin dhe ligji thotë që prishet ai regjistrim nëse në bisedë futet një person që nuk ka autorizim për tu përgjuar. Por ata kanë mashtruar gjykatësin ata e kanë ruajtur dhe tania ia kanë dorëzuar Saimir Tahirit
I pyetur nëse është peng Ilir Meta i Edi Ramës, berisha e mohoi, duke thënë se, ” jo spo them këtë. Por nëse kjo i kalohet Ministrit të Brendshëm që e kanë në koalicion kjo bëhet sepse i thojnë këto shiko se e kemi këtë përgjimin.