TIRANE- Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ish kryeministri Berisha kërkuan në seancë që qeveria të tërheqë dekoratat e dhëna ndaj persekutorëve.
“Kërkoj që parlamenti të hartojë një rezolutë për tërheqjen menjëherë të dekoratave për xhelatët e komunizmit. Të krijohet një grup. Të hartohet rezoluta që të imponojë me vullnetin e hekurt e parlamentit heqja e menjëhershme e dekoratave të dhëna atyre që kanë ushtruar ngenocid ndaj shqiptarëve”, tha Berisha.