Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Do të bëjmë çdo përpjekje që Ramës t’i ndalohen ndërhyrjet në punët e brendshme të Kosovës

2023/10/20 at 12:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Do të bëjmë çdo përpjekje që Ramës t’i ndalohen ndërhyrjet në punët e brendshme të Kosovës

Ish-kryeministri, Sali Berisha, është shprehur se Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përjavshme për mediat, Berisha, thotë se PD do të punojë ngushtë me Parlamentin Europian dhe Asambletë e tjera për të dënuar qëndrimet e kryeministrit Rama, të cilat, sipas Berishës janë në mbështetje të poliikave destabilizuese të Aleksandër Vuçiçit.

“PD do të angazhohet të punojë ngushtë me Parlamentin Europian dhe asambletë e tjera parlamentare të institucioneve ndërkombëtare, do të jetë dënimi i qëndrimeve destabilizuese të Edi Ramës, në mbështetje të politikave destabilizuese të Aleksandër Vuçiçit dhe ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës. Ndërhyrjet flagrante të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës janë një akt tmerrësisht negativ dhe me pasoja të rënda për situatën në rajon. Përpjekjet e tij, që kur ka ardhur në pushtet, për të diktuar për llogari të Sllobodan Millosheviçit të ri, apo Aleksandër Vuçiçit, se kush duhet të qeverisë në Kosovë, me qëllimin e vetëm zbatimin e planeve të përbashkëta të ndarjes së Kosovës, janë edhe këto një çështje jashtëzakonisht shqetësuese për PD-në, por kam bindjen se do jenë po kaq shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar. Shqipëria nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Të gjitha ndërhyrjet e brendshme të Edi Ramës në punët e brendshme të Koosvës, kanë ndihmuar direkt padronin e tij, sepse me këto ndërhyrje ai është përpjekur të çlirojë Vuçiçin, Slobodanin e ri, nga vlerësimet reale për të, dhe për ta paraqitur atë si një njeri të arsye dhe paqebërës, në një kohë kur ai është një serbomadh me çizme, siç ishte Sllobodani, dhe ka bashkautor në projektet e tij Edi Ramën, që në Kosovë e njohin si vëllaun e Vuçiçit. PD e ka shpallur atë si argat i Beogradit, kurse në komunitetin ndërkombëtar rëndom konsiderohet si Pashiqi i Tiranës. Ndaj në mbështetje të kësaj rezolute dhe në plotësim të saj, do të bëjmë çdo përpjekje që Edi Ramës t’i vihet nga komuniteti ndërkombëtar, kufiri te thana, të ndalohen ndërhyrjet e tij në punët e brendshme të Kosovës, pasi në mënyrë absolute jo vetëm nuk ndihmojnë marrëveshjen, por përkundrazi e vështirësojnë atë në shkallë maksimale. Tani mund t’u them se ka nevojë për disa hetime ndërkombëtare për ngjarjet në veri të Kosovës, për implikimet direkte të Vuçiçit, por nuk përjashtohen aspak edhe implikime të tjera. Ndaj dhe e përshëndes këtë rezolutë, një rezolutë që është një kontribut real, mbi bazën e të cilës mund të ecet drejt finalizimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe normalizimit të marrëdhënieve, por duhet që Serbia duhet detyrimisht të japë llogari mbi bazën e kësaj rezolute dhe t’i përgjigjet pikë për pikë zbatimit të saj”-tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka përshëndetur rezolutën e PE për Kosovën dhe Serbinë, teksa është shprehur se “Lista Serbe është njësoj si partitë e Aleksandër Vuçiçit dhe Edi Ramës”.

Ju sugjerojmë

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
Aktualitet

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

9 Qershor, 2025 12:59 pm
Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Para
Tentoi të vriste 16-vjeçarin në Kamzë,dëshmia e 18-vjeçarit: Më ngacmoi të dashurën

Tentoi të vriste 16-vjeçarin në Kamzë,dëshmia e 18-vjeçarit: Më ngacmoi të dashurën

I vetëm në garë, Skënder Gjinushi rizgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave

I vetëm në garë, Skënder Gjinushi rizgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave

Tensionet në parlament, Berisha zbulon planin e opozitës: Greva e urisë, opsion për deputetët

Tensionet në parlament, Berisha zbulon planin e opozitës: Greva e urisë, opsion për deputetët

TE FUNDIT

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit. Në një konferencë me...

Lexo më shumë

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
9 Qershor, 2025

Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun. Konkretisht...

Lexo më shumë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com