Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Do përcaktojmë status ligjor të veçantë për artistët!

2025/03/21 at 12:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Do përcaktojmë status ligjor të veçantë për artistët!

Kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se do të dyfishojë buxhetin për kulturën dhe artin.

Gjatë një takimi për programin e PD-së, Berisha premtoi status ligjor të veçantë për artistët, shkrimtarët dhe njerëzit e kulturës.

Ai thotë se PD konsideron emergjente këtë situatë dramatike në fushën e kulturës, ndaj dhe garanton qytetarët se një ndryshim rrënjësor do të ndodhë në vitin e parë të qeverisjes së saj.

“Pra, në çdo rrafsh, ky është njëlloj Neroni për kulturën shqiptare.

Nuk ka më jetë kulturore në qytet.

Në këtë qytet, janë vetëm agresioni hipersonik që u bëhet qytetarëve me diskoteka dhe ato mbushin të gjithë jetën artistike. Ky vend është vend shumë i çuditshëm.

Duke qenë briri më perëndimor i gadishullit, të gjitha perandoritë e kanë lakmuar, e kanë pushtuar, kanë kaluar nëpër të, kanë lënë gjurmë.

Kjo ka bërë që Shqipëria të jetë një nga vendet më të pasura në trashëgimi kulturore. Trashëgimi të veten, por edhe trashëgimi të perandorive, të qytetërimeve të tjera. Tani janë vërsulur edhe ndaj tyre.

Janë vërsulur ndaj Butrintit, janë vërsulur ndaj Bylisit, ndaj trashëgimive të tjera të çmuara dhe krahas tyre, ndaj mrekullive natyrore të këtij vendi.

Pra, në qoftë se ka një gjë që kërcënohet në mënyrën më të fuqishme, është trashëgimia jonë kulturore.

Arritjet më të mëdha në këtë fushë ishin pranimi i disa prej këtyre kryeveprave në regjistrin e trashëgimive të njerëzimit. Edhe ato trajtohen në kundërshtim me standardet e caktuara nga UNESCO për raste të tilla.

PD konsideron emergjente këtë situatë dramatike në fushën e kulturës dhe arteve ndaj dhe garanton qytetarët shqiptarë, shkrimtarët, artistët, skulptorët, piktorët dhe të gjithë personalitetet e kulturës dhe artit se një ndryshim rrënjësor në vitin e parë të qeverisjes së saj do ndodhë në qëndrimin e shtetit dhe qeverisë ndaj arteve dhe kulturës.

Kultura është për ne çështje e identitetit kombëtar. Në këtë kontekst, gjallërimi dhe rikthimi në aktivitet i të gjitha institucioneve të kulturës në Tiranë dhe rrethe mbetet një përparësi absolute.

Përcaktimi i një statusi ligjor të veçantë për artistët, shkrimtarët dhe njerëzit e kulturës është një zotim tjetër i yni.

Mbidyfishimi i buxhetit për kulturën dhe artin dhe ristrukturimi i plotë i Ministrisë së Kulturës në funksion të degëve të artit dhe kulturës, mbrojtjes dhe zhvillimit të tyre, janë objektivat tanë të pandryshueshëm.

Miratimi i ligjit të sponsorizimit të artit dhe kulturës në mënyrë transparente nga bizneset është një tjetër zotimi i yni.

Ne do nxisim bizneset dhe biznesmenët të sponsorizojnë me transparencë duke ulur në proporcion taksat që i paguajnë shtetit. Bonuse për artin këto.

Duhet transparencë.

Artistët janë njerëzit më të ndjeshëm. Janë grindës të përjetshëm me pushtetin.

Ne do bëjmë çdo gjë që ata të mbetën të tillë, se ndryshe ata nuk i shërbejnë dot interesit publik.

Por misioni i tyre është interesi publik, ndaj dhe janë aset i paçmuar i shoqërisë dhe popullit”, u shpreh Berisha.

Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Osmani: Vendimin nëse do të garoj për mandatin e dytë do ta marr bazuar në interesin e Kosovës

Osmani: Vendimin nëse do të garoj për mandatin e dytë do ta marr bazuar në interesin e Kosovës

Strategjia e re e BE-së për mbrojtjen, çfarë parashikohet?

Strategjia e re e BE-së për mbrojtjen, çfarë parashikohet?

Celibashi pranon ankimimin e PD për Lulzim Bashën: Të hiqen simbolet e përdorura të partisë në ambientet private

Celibashi pranon ankimimin e PD për Lulzim Bashën: Të hiqen simbolet e përdorura të partisë në ambientet private

TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com