Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Degët e mësuesisë po mbyllen. Ju ftoj në protesta për të mbrojtur të ardhmen

2023/10/02 at 12:58 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Degët e mësuesisë po mbyllen. Ju ftoj në protesta për të mbrojtur të ardhmen

Ish-kryeministri, Sali Berisha, është shprehur, këtë të hënë se dita e parë e hapjes së dyerve të universiteteve të vendit nuk është një ditë e mirë për Shqipërinë, pasi, sipas tij, këtë vit hynë në universitet 15 për qind studentë më pak se një vit më parë.


Berisha theksoi se ka një rënie dramatike të numrit të studentëve ndërsa nënvizoi se një tjetër problem në vendin tonë është situata ekonomike e kësaj shtrese të shoqërisë.

“Dita e parë e hapjes së dyerve të universiteteve të vendit nuk është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk është një ditë e mirë, sepse këtë vit hyjnë në universitetet e vendit 15 përqind më pak studentë se një vit më parë. Dhe, hyjnë në bankat e vendit, pothuajse gjysma e atyre që hyjnë në universitete në vitin 2012-2013. Pra, ka një rënie dramatike të numrit të studentëve në një kohë kur Shqipëria ka nevojë jetike për kapërcimin e prapambetjes së tmerrshme që trashëgoi nga e shkuara, për një numër në rritje të qytetarëve të saj të diplomuar në universitete. Por nuk është vetëm ulja e numrit të studentëve një problem madhor për vendin dhe arsimin e lartë universitar. Një problem tjetër shumë i madh është situata ekonomike e studentëve në Shqipëri. Studentët në Tiranë, nisin vitin e tyre universitar në qytetin e tretë me qira më të larta në Europë. Më të shtrenjta! Ndërkohë, qeveria shqiptare nuk ka parashikuar qoftë dhe një qindarkë kompensimi për rritjen stratosferike të qirave të banimit. Nuk ka parashikuar një qindarkë të vetme kompensim për rritjen stratosferike të ushqimeve dhe shërbimeve në qytetin e Tiranës. Kështu, studentët përballen këtë vit njësoj si qytetarët me çmime 7-10 përqind më të shtrenjta për ushqimet se në vendet anëtare të BE. Por, absurde dhe ndëshkuese janë për studentët, tarifat që duhet të paguajnë për regjistrimin në universitetet e vendit. Këto tarifa janë disa herë më të larta në proporcion me rrogat se në të gjitha vendet e tjera të Europës. Këto tarifat janë dhe nominalisht disa herë më të larta se në Gjermani, Austri, Francë, Greqi, Slloveni, Itali dhe vende të tjera. Këto tarifa de facto bëjnë të papërballueshëm shkollimin e fëmijës së dytë apo të tretë për më shumë se 60 përqind të familjeve shqiptare. Këto tarifa, së bashku me qiratë e larta dhe çmimet e ushqimeve, shndërrojnë universitetin në një mollë të ndaluar”-tha Berisha.

Më tej, Berisha tha se disa degë të mësuesisë po mbyllen dhe për këtë arsye, ftoi të gjithë qytetarët të ngrihen në protesta për të mbrojtur të ardhmen.

“Katastrofë mund të vlerësohet situata për përgatitjen e mësuesve të ardhshme. Dështim total i përpjekjeve të qeverisë nëpërmjet pagesave për angazhimin e të rinjve në degët e mësuesisë. Ishte e pashembullt në historinë e Europës dhe të botës, që të këto degë, në Tiranë, matematikë, fizikë, kimi për mësuesi kanë ngelur me më pak se 10 studentë. De facto janë të mbyllura, në një kohë kur pak vite më parë, ishin nga degët më të preferuara të vendit. Nuk kishte nevojë për stimuj të tjerë. Kishte një stimul: dyfishimi i rrogave të mësuesve. I bëri degët e mësuesisë degë të preferuara. Madje dhe të mbingarkuara. Qëndrimi ndaj mësuesit nga kjo qeveri, i shkretoi ato nga studentët, i falimentoi dhe ato po mbyllen. Arsimi i lartë, këtë vit është një thirrje ku gjendja në të cilën ai ka rënë, të gjithë këto faktorë që rreshtova më sipër, janë një thirrje e fuqishme në radhë të parë për të rinjtë e universiteteve. Po kaq edhe për gjimnazistët, për familjarët e tyre, të ngrihen fuqishëm në protesta. Këto që po ndodhin janë shkatërrim masiv i ëndrrave më të bukura të të rinjve shqiptarë, mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja dhe Shqipëria e nesërme. Unë garantoj studentët se PD në programin e saj, do t’u japë përgjigjen më të shkëlqyer të gjitha këtyre çështjeve, por i fton ata të marrin në dorë fatin e tyre, të ngrihen me guxim kundër një qeverie që është përçmuese, përbuzëse ndaj tyre dhe të ardhmes së tyre”-tha Berisha.

 



Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Deklaratat për Veriun e Kosovës, PD kërkon interpelancë me kryeministrin Rama

Deklaratat për Veriun e Kosovës, PD kërkon interpelancë me kryeministrin Rama

Mark Zuckerberg poston foton me sytë e nxirë: Stërvitja doli pak nga kontrolli

Mark Zuckerberg poston foton me sytë e nxirë: Stërvitja doli pak nga kontrolli

Arrestohen dy të reja nga Italia në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike me vete

I siguroi një gruaje pasaportë false, arrestohet në Durrës 40-vjeçari nga Kosova
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com