Teksa protestuesit janë mbledhur dhe po protestojnë jashtë dyerve të Kuvendit, kreu i PD, Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të PD kanë zgjedhur që të “protestojnë”, brenda seancës plenare.
Ndërkohë seanca po vijon me tensione. Berisha dhe deputetët e PD kanë bllokuar foltoren ndërkohë që ka reaguar garda. Garda ka rrethuar foltoren.
Sakaq, kryeparlamentarja Nikolla ka ndërprerë për 5 minuta seancën.