Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative numër 15 në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, se së bashku me ish-minestren Frida Krifca kanë vjedhur fondet e BE për bujqësinë.
Sipas Berishës, 130 milion euro që Brukseli i dha për fermerët shqiptarë, nuk përfunduan në duart e tyre.
Pjesë nga fjala e Berishës:
“Sot një pjesë e administratës është shushunjë. BE dha për fermerët 130 mln euro. Cfarë bëri Edi Rama? Rama ua dha xhaçkave të tij, ja u dha njerëzve për të bërë vila dhe për të ndërtuar resorte turistike dhe biznese. Jua dha këtyre që vodhën 130 mln euro, djegësit të Tiranës.
Brukseli i kapi në flagrancë duke vjedhur, i ndërpreu fondin menjëherë dhe vazhdoj studimi për të lëshuar mandat arresti.
Rama, njeriun përgjegjës për këtë që quhet ish ministrja Krifca, e mori direkt këshilltare, çka do të thotë se paratë i kishte vjedhur bashkë me të. Si mund ta marrësh atë këshilltare për bujqësinë, ajo e ka vendin prapa hekurave”, tha Berisha.