Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për mediat pas heqjes së mandatit të deputetit të PS, Koço Kokëdhima, duke e cilësuar të drejtë vendimin e Kushtetueses.
Berisha tha se ky është hapi i parë drejt dekusarizimit të shtetit shqiptar.
“Kushtetuesja i dha goditjen e merituar bashkëryekusarit të shtetit, sivlla Kokëdhima dhe kjo përbën një arritje të vërtetë në procesin e dekusarizimit të shtetit shqiptar, të parlamentit shqiptar. Kur mendon se dje dy vogëlushë të nisur me të ëmën për të takuar në qeli të atin që mbahej brenda se kishte bërë një shtesë ndërtimi në një kohë kur ky kryekusar ndërton saraje në Qeparo, duke shkelur dhjetë ligje, nuk ka se si të ndihesh i lënduar gjer në palcë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të atit për dy engjëjt e humbur dhe dënoj me përçmim dhe neveri të madhe këtë klikë kusarësh që nuk njeh ligj, normë, moral, përveç pasurimit të tyre.”