Në një takim me gazetarët ish – Kryeministri Sali Berisha deklaroi se zgjedhjet në Universitetin e Tiranës, Kryeministri Edi Rama ia ka delaguar bandës së Emiliano Shullazit.
Sipas tij, Emiliano Shullazi ka kërcënuar akademikun Mynyr Koni, që të tërhiqet nga gara për Rektor.
Ish – Kryeministri tha se edhe Dhori Kule është kërcënuar që të mos e mbështesë Konin.
Berisha tha se ngjarje të tilla nuk janë shënuar as në diktaturë dhe i bëri thirrje qytetarëve të ngrihen./tvklan.al