Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Ata që fshehën pronarët e vërtetë të inceneratorëve duhet të ishin në qeli

2023/08/04 at 12:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Ata që fshehën pronarët e vërtetë të inceneratorëve duhet të ishin në qeli

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët, ka deklaruar se vonesa e sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës përbën një vepër penale.

Sipas Berishës, ata të cilët kanë fshehur pronarët e vërtetë të inceneratorëve, kanë kryer një krim dhe duhet të ishin me kohë në qeli.

Sali Berisha: Ne mbështesim si një masë në drejtimin e duhur, vendosjen e sekuestros mbi shoqëritë dhe pasuritë e shoqërive që në letra kanë në pronësi djegësin e Tiranës. Por PD përsërit gjithashtu se sikundërse djegësat janë vjedhja e shekullit, hetimi i tyre është dështimi i shekullit. Vonesat në hetim i kanë kushtuar qytetarëve mbi 40 milionë euro të grabitura nga hajdutët e shekullit. Për PD-në, vonesa e kësaj sekuestroje përbën në vetvete një vepër të rëndë penale.

Së pari, sepse vetëm pak muaj më parë kreu i SPAK deklaroi se nuk vendosim sekuestro se nuk dimë pronarët dhe ata do na hedhin në arbitrazh. Me këtë pohim ai pohoi se ekzekutivi po fsheh pronarët e kompanive për të vazhduar të qetë vjedhjen e miliona eurove. Ata e bënë këtë fshehje, këtë vepër penale jo për të mbrojtur pasurimin e Zotos dhe Mërtirit, por për të mbrojtur pasurimin e tyre, sepse pronarët e vërtetë janë Rama dhe Veliaj dhe të tjerë.  Ata të cilët kanë fshehur pronarët në letra, kanë kryer një krim të shëmtuar dhe duhej të ishin me kohë në qeli, por kjo nuk ndodh sepse prokuroria është e tyre. Prokurori e di se shteti është i detyruar t’i dalë zot para ligjit kontratës që ka firmosur, dhe kur ajo nuk i del zot, fsheh një krim apo kryen një krim. Erion Veliaj dhe Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë firmat në koncesionin e Tiranës dhe i kanë fshehur pronarët de jure kanë kryer vepër të rëndë penale dhe e kanë bërë këtë vetëm sepse ajo ishte pronë e tyre.

Berisha akuzoi Veliajn për falsifikim teksa tha se kryebashkiaku i Tiranës për tu pasuruar falsifikoi vendimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranes dhe Qarkut te Tiranës.

Sali Berisha:Me pohimin e shefit të SPAK se nuk mund të sekuestrohet djegësi i Tiranës se ata na hedhin në arbitrazh, ai nuk ka folur me gjuhën e ligjit, por të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Sekuestroja është një masë gjysmake, pasi nuk ndryshon pronësinë e djegësit të Tiranës. Përsëri paratë e taksapaguesve do derdhen në llogaritë e Zotos dhe Mërtirit dhe përsëri qytetarët në kundërshtim me kontratën, në kundërshtim me raportin e KLSH, do i paguajnë Zotos dhe Mërtirit të letrave 29 euro për ton me tarifën e djegies që nuk ekziston. Prokuroria nuk ka mundur ta bëjë këtë sepse pronarët e vërtetë të djegësit të Tiranës janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Zoto dhe Mërtiri janë pronarët de jure të djegësit të Tiranës dhe me shumë mundësi aksionerët dytësorë të kësaj monstre që ka grabitur 110 milionë euro dhe nuk ekziston. Shpallja e tyre si pronarë është mbrojtje që prokuroria e partisë u bën pronarëve të vërtetë, Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjëll Agaçit dhe të tjerëve. Prokuroria në Akuzën ndaj Arben Ahmetajt për djegësin e Tiranës e akuzon atë se ai ka firmosur ndërkohë që “në këtë datë që është propozuar dhënia e bonusit, shoqëria Integrated Energy B.V sh.p.k nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”. 

Por e vërteta është se: Djegësi i Tiranës, i cili ndonëse ka gllabëruar 110 milionë euro dhe që nuk ekziston sot as si gjurmë është de facto e mbi të gjitha vetëm e vetëm i Erion Velise, Edi Rames dhe zyrtarëve dhe jo kurrë i Mirel Mërtirit, Zotos as dhe i Arben Ahmetit  Ai është para se gjithash i Erion Velisë mbasi është ky hajdut që për djegësin e tij zëvendësoi praktiken e përcaktuar me studim serioz te trajtimit te mbetjeve ne Tirane me depozitim, seleksionim, riciklim me praktiken e djegies dhe koncesionit privat të djegësit të Tiranës. Askush tjetër përveç Erion Velisë nuk mund ta bënte këtë. Është Veliaj ai që propozoi që në vend të praktikës se ndërtimit me tender të djegësit për trajtimin e mbetjeve të Tiranës të bëhej dhënia me koncesion tek privati, i cili në afatin 30 vjeçar do ju siguronte një fitim 680 milionë euro pronarëve të vet qeveritar. Është Erion Veliaj, i cili në kundërshtim me ligjin dhe vetëm për pasurimin e tij me një seri shkresash të firmosura prej tij dhe të refuzuara nga Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj ka garantuar se Bashkia e Tiranes merr përsiper financimin e djegësit. Është Erion Veliaj falsifikator që për pasurimin e tij në kundërshtim flagrant me ligjin falsifikon vendimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranes dhe Qarkut te Tiranës me të cilat zotohet me firmë për financimin prej 90 milionë euro të një kompanie që nuk ekziston dhe që do themelohej 9 muaj me vonë vetëm se ajo ishte ndërmarrja e tij.

Ju sugjerojmë

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
Bota

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

12 Korrik, 2025 5:40 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

12 Korrik, 2025 4:50 pm
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

12 Korrik, 2025 4:47 pm
Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar
Sport

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

12 Korrik, 2025 4:42 pm
Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak
Bota

Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

12 Korrik, 2025 4:31 pm
Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët
Kronikë

Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët

12 Korrik, 2025 4:27 pm
“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth
Aktualitet

“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth

12 Korrik, 2025 4:26 pm
Para
Inceneratorët/ Berisha: Rama ka zhvilluar takime fshehtas me prokurorë

Inceneratorët/ Berisha: Rama ka zhvilluar takime fshehtas me prokurorë

Koncesioni i sterilizimit/ Denaj: U pyeta për kohën kur isha drejtoreshë te Financat

Koncesioni i sterilizimit/ Denaj: U pyeta për kohën kur isha drejtoreshë te Financat

Gazetari publikon foton: Tahiri në tavolinë me Bajrin dhe Balilin brenda qelisë

Gazetari publikon foton: Tahiri në tavolinë me Bajrin dhe Balilin brenda qelisë

TE FUNDIT

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
12 Korrik, 2025

Paralajmërime të forta për stuhi dhe breshër janë lëshuar në Spanjë, pasi 100 mm shi ranë vetëm në një orë...

Lexo më shumë

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
12 Korrik, 2025

Shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarr në sipërfaqe të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke lënë pas dëme të...

Lexo më shumë

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
12 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duket i gëzuar dhe i buzëqeshur teksa ka vizituar udhëheqësin e Koresë së Veriut,...

Lexo më shumë

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
12 Korrik, 2025

Aktorja hollivudiane Michelle Pfeiffer ka sulmuar miliarderin Bill Gates dhe duke shprehur shqetësimin e saj për një produkt të ri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com