Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sërish arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Para hyrjes në seancën plenare, Berisha ka thënë se arrestimi i tij është realizuar falë meritës së qytetarëve dhe opozitës.
“Kjo që ndodhi është meritë e qytetarëve dhe opozitës. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për faktin se është një kukull e George Soros në Shqipëri është koka e krimit”, tha Berisha.