Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Armiqësia Rama-Veliaj është shumë e thellë, më PS ka klane

2023/04/11 at 9:28 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Armiqësia Rama-Veliaj është shumë e thellë, më PS ka klane

Në mbledhjen me FRPD, kryetarët dhe drejtuesit politik të degëve të Tiranës, kryetari i PD, Sali Berisha tha se ekziston një armiqësi mes kryeministrit Edi Rama dhe krybashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.


Berisha tha se në PS ka dy klane që luftojnë njëra-tjetrën dhe kjo gjë sipas, Berishës do iu sillë humbjen ne zgjedhjet lokale të 14 majit.

Më tej, Berisha vijoi akuzat për korrupsion ndaj kreut të qeverisë dhe Veliajt, për të cilët tha se janë të përfshirë në çështjen e inceneratorëve.

“Ju e patë sot, ai ishte i nxirë. E patë Edi Ramën, në atë recitim të shkurtër që i bëri nomenklaturës së tij ishte i nxirë. Ajo nxirje flet shumë, ua them unë ju, e parandjen, e parandjen humbjen e tmerrshme. Erion Veliaj u tha qytetarëve të Tiranës, se kur Edi Rama ishte kryetar bashkie ju merrnit vetëm 2 orë e gjysëm ujë. Vetëm dy orë e gjysëm ujë. Edhe këtë e gënjeu, se nuk mund të lëshojë një fjalë pa gënjyer, por këtë e tha. Dhe ky po ua kthen me pemë. Po mbjell një muaj rresht 60 pemë në ditë, 1800 pemë, për ti thënë se ai pylli yt me 1 milionë pemë është 1800 herë mashtrim. Pra, se kanë të bëjnë, se beteja zhvillohet edhe me simbolika. Armiqësia e tyre është shumë e thellë, jo vetëm personale. Edhe klanet i kanë. Kokën ti hanë njëri-tjetrit, populli i Tiranës do të ju japë përgjigjen atyre me 14 maj. Se nuk jemi ne për të qarë hallet e dy, do të thosha, dy individëve që përbëjnë në shumë aspekte figurat më negative të politikës shqiptare në kohëra. Por meqë jemi te zgjedhjet lokale, unë dy fjalë do them për Erion Veliajn. Në qoftë se ka një njeri, unë nuk po i them atë që i thonë qytetarët, fals dhe mashtrues, por cinik dhe pandjenja, si atë nuk mund të bëhet. Po njeriu i vetëm, që mburret se u rrit çmimi i apartamenteve nga vjet, sivjet me 110%. Po ka ndjenja njerëzore ky njeri. Po pse ndërtohen apartamentet, a ndërtohen për tu strehuar njerëzit. A ndërtohen ata si një mollë e ndaluar për shtresën e mesme, kurrën e kurrës. Kurse në Shqipëri nuk blen do kush më apartament. Dhe e nxorrin, unë tha kam rritur taksën 8 herë. Ti rrit taksën 8 herë, ndërtuesi 2-3 fishon çmimin, dhe qytetari, për qytetarin ajo që është gjëja më thelbësore e jetës, banesa dhe familja bëhen një mollë e ndaluar. Kaq e gjitha puna dhe dominon droga. Ndaj dhe i thoshin mediat e huaja Edi Ramës, se po e shndërron Shqipërinë, në Shqipëri do të mbeten vetëm trafikantët në këtë mënyrë. Dhe ky me mburrje thoshte sot, Tirana është rritur 28 herë. Po njeri më skandaloz se këtë dhe të pacipë nuk ka. Ka një institut statistikash që e drejton Edi Rama dhe ai institut thotë; në vitin 2015, Tirana ishte 834 mijë banorë. Në vitin 2019, Tirana u bë 925 mijë banorë. Si mundet një njeri të flasë pa asnjë lloj përgjegjësie. Imagjinoni tani, krahasoni atë me përgjegjësinë e Belind Këlliçit. Autori i 1 milionë pemëve të mbjella, çfarë do të thotë i vjedhjes, të paktën të vlerës së 990 mijë fidanëve të blera. Ku shkojnë ato, të gjitha në kontot ofshore. Ju lutem, çdo qytetar të Tiranës ta pyesni, a u akuzua ky për djegësat, se qarkullon paratë e Pasdaranit. Ky se hap dot gojën, nuk çel dot gojën se Bruno Presseci, pronari me dokumente i djegësit të Tiranës, është ortak i Ali Aliabatit. Tani e përzunë dëshmitarin, Gabrielin që ishte me ta. Pasi e përzunë pa drejtë kthimi për 5 vite, për shkak të hetimit, tani ai flet, bën detyrën si qytetar dhe flet aty ku është dhe po i zbërthen.  Ai thotë se djegësi i Tiranës përdoret për larjen dhe riciklimin e parave nga Bruno Pressezi dhe Ali Aliabati. Pra ky është rivali i Belind Këlliçit. Njeriu që po vjedh bashkinë çdo ditë, duke asfaltuar me mjete të bashkisë dhe duke ua faturuar firmave të veta private.  U ndala në këtë analizë vetëm e vetëm për të zbërthyer pak pse kjo frymë e paparë fitoreje dhe optimizmi. Ka shkaqet e veta pra”,-tha Berisha./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Plagosja e serbit në veri të Kosovës, pezullohen 4 efektivë policie

Plagosja e serbit në veri të Kosovës, pezullohen 4 efektivë policie

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 12 prill 2023

Vranësira e ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

Parashikimi i motit, 12 prill 2023
















TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com