Edhe mbrëmjen e sotme mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë protestuar para banesës së tij.
Gjatë fjalimit të tij para simpatizantëve, Berisha u shpreh se anëtarësimi në Bashkimin Europian është i pamundur me qeverinë e kryeministrit Rama.
Ish-kryeministri kërkoi nga Bashkimi Europian që të instalojë një zyrë të prorurorit të tij në vendin tonë për të hetuar shpenzimin e fondeve të BE nga Shqipëria.
Berisha bëri akuza të forta edhe për deklaratat e Ramës në lidhje me Kosovën.