Deputeti demokrat Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë përmes faqes së tij në FB. Vetëm një orë më parë, Berisha shkruan në FB e tij, lidhur me vrasjen e pronarit të anijes në Vlorë, teksa e numëron atë si vrasjen e 15-të të këtij muaji, qe ne fakt ende nuk eshte mbyllur. Më poshtë, statusi i plotë i Berishës:
Rendi ne duart e krimit te qeverise!
Krimi ekzekuton perseri ne Vlore.
Te dashur miq, sot u ekzekutua ne Vlore pronari i nje anije peshkimi, Ismet Nexhipi. Kjo eshte vrasja e 15-te e ketij janari. Si zakonisht, edhe kesaj here ekzekutoret u larguan ne drejtim te paditur!
Ne sundimin e krimit, tani si rregull zbulohen vetem vrasesit qe dorezohen vet, per te tjeret “çunat e krimit” thjesht nuk kane interes per ti ndaluar. Fundi i fundit çfare ju duhet atyre pse vriten njerezit! sb