Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Ahmetaj nuk është i penduari i drejtësisë, por i popullit shqiptar

2024/07/30 at 3:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Kemi përmbushur dy nga tre objektivat tonë madhore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nuk është i penduari i drejtësisë, por i popullit shqiptar.


Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se sipas tij, Ahmetaj ka faktuar kontrollin e plotë total të kryeministrit Rama dhe drejtësisë së re.

“Mbrëmë opinioni shqiptar dhe ndërkombëtar u njoh me një dëshmi të jashtëzakonshme në llojin e saj, një dëshmi publike të numri 2 të qeverisë më të korruptuar të kontinentit, të qeverisë më të implikuar në krim dhe drogë në Europë dhe më gjerë.

Me dëshminë e tij publike para shqiptarëve, Arben Ahmetaj provoi 100% ato që PD  ka faktuar me dokumente zyrtare të firmosura nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, etj., për vjedhjen e shekullit.

Arben Ahmetaj si zv/kryetar i Këshillit të Ministrave u tha shqiptarëve se krerët e vërtetë, realë të aferës së djegësit të Tiranës që shkon sipas tij mbi 700 mln Euro dhe vazhdon të gllabërojë taksat e shqiptarëve janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Në dëshminë e tij publike para shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar, Arben Ahmetaj zhbëri dje me argumente të pakundërshtueshme Skrapin e Edi Ramës. Ai faktoi kontrollin e plotë total të Edi Rames mbi Skapin dhe drejtësinë e re.

Arben Ahmetaj dëshmoi se arrestimi, ndjekja, persekutimi i tij si një person që nuk ka asnjë firmë përveç katër kundërshtimeve kategorike ndaj kërkesave të Erion Veliaj, është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe qëllimin e vetëm për të shmangur nga Dumani hetimin procedurës ligjore, sepse ajo të çon direkt tek Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj.

Në këtë kontekst, Arben Ahmetaj është pa asnjë diskutim i përndjekuri i Edi Ramës dhe prokurorisë së tij që kontrollon, për të shpëtuar kokën e tij dhe të bandës përreth tij.

Arben Ahmetaj ju faktoi shqiptarëve se Altin Dumani nuk është gjë tjetër veçse Nuredini me kollare. Nëqoftëse Nuredini me para, zinte prita dhe vriste njerëz, Altini me kollaro, me porosi të Edi Ramës kërcënon si një bastard i hetimit të vjetër shqiptar, qytetarët me ndërrimin e akuzës në rast se pranon apo nuk pranon. Përdor korridoret si burracak për të mos u filmuar dhe regjistruar në kërcënimet e tij.

Arben Ahmetaj i bëri autopsinë regjimit të Edi Ramës, por dhe drejtësisë së re të kontrolluar plotësisht nga Edi Rama. Ai informoi se një prokurore Millonaj, sillet në zyrën e saj si një rrugaçe ordinere ndaj qytetarëve që merr në pyetje, duke kërcënuar me gjuhën e saj të një femre të ulët. Ky është një turp, kjo sillet si motër në krim e Taulant Ballës.

Arben Ahmetaj, të dashur miq, nuk është i penduar i drejtësisë sepse Skapi i partisë nuk mund të imagjinojë kurrë një gjë të tillë, por ai është i penduari i popullit shqiptar që pavarësisht nga kërcënimet me jetë të hanxharëve të krimit të Edi Ramës, po u thotë shqiptarëve dhe opinionit publik ndërkombëtar, të vërtetat e mëdha të hemoragjisë së tmerrshme financiare nga vjedhjet monstruoze të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Ai dëshmoi mbrëmë se vet ai, ministër Financash, nuk ka firmosur asnjë tender, madje se ai i ndaloi vetes me ligj tenderimet për rindërtimet pas tërmetit, për çka padyshim meriton vlerësim”, tha Berisha.



Ju sugjerojmë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Para
OBSH paralajmëron: Sëmundja e poliomelitit mund të përhapet në Gaza

OBSH paralajmëron: Sëmundja e poliomelitit mund të përhapet në Gaza

Kupa e Botës, dorëzohen zyrtarisht kandidaturat për edicionet 2030 dhe 2034

Kupa e Botës, dorëzohen zyrtarisht kandidaturat për edicionet 2030 dhe 2034

Zjarri në Shëngjin, policia kërkon evakuimin e të gjithë pushuesve

Zjarri në Shëngjin, policia kërkon evakuimin e të gjithë pushuesve
















TE FUNDIT

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com