Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berhami jashtë kombëtares së Zvicrës, çfarë ka ndodhur me futbollistin shqiptar

2018/08/07 at 12:24 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Berhami jashtë kombëtares së Zvicrës, çfarë ka ndodhur me futbollistin shqiptar

 


Nga Enver ROBELLI

Federata e Futbollit e Zvicrës sërish ka shkaktuar një skandal të madh, duke lejuar trajnerin Vladimir Petkoviq të largojë nga ekipi Valon Behramin, i cili ishte një lloj figure atërore për lojtarët e tjerë nga Ballkani. Pas gjestit me shqiponjë dhe sulmeve primitive kundër futbollistëve shqiptarë nga një pjesë e Federatës së Futbollit të Zvicrës dhe disa mediave zvicerane, Behrami doli në mbrojtje të Xhakës, Shaqirit dhe të tjerëve.

Me pesë fjalë Valon Behrami njoftoi se në të ardhmen nuk do të luajë më për Zvicrën («My international career is over»). Në një intervistë dhënë televizionit të kantonit Tiçino, Behrami tha se të hënën kishte marrë një telefonatë nga trajneri Vladimir Petkoviq, i cili, sipas Behramit, i kishte thënë se nuk ka më ardhmëri në kombëtaren e Zvicrës. Behrami la të kuptohej se Petkoviq faktikisht e kishte përjashtuar nga kombëtarja.

Federata e Futbollit e Zvicrës ka një version tjetër të ngjarjes: Petkoviq vetëm e paskësh pyetur Behramin se çfarë planesh ka. Synimi i trajnerit thuhet të jetë freskimi i ekipit me lojtarë të rinj dhe për këtë qëllim Petkoviq e ka ndërmend të largojë disa nga lojtarët e «vjetër» si Behrami, i cili i ka mbushur 33 vjet dhe shpesh ka probleme me gjurin.

Një arsye që përmendet nga mediat për përjashtimin e Behramit është se gjoja ka shumë pushtet brenda ekipit. Gazeta «Tages Anzeiger» aludon se tensione brenda ekipit mund të ketë shkaktuar edhe fakti se pas ndeshjes testuese kundër Greqisë në Athinë në muajin mars, në hotelin e ekipit bujti Lara Gut, tashmë gruaja e Valon Behramit. Në intervistë Behrami theksoi: «Trajneri mund të thotë çfarë të dojë, këtë mund ta bëjë edhe në të ardhmen, por ky është vendim politik. Është zgjedhja e tij pasi unë kundërshtova disa njerëz që nuk e kuptojnë se çka domethënë futbolli, sepse vetë nuk kanë luajtur kurrë futboll». Behrami tha se ai përherë ishte angazhuar për unitetin e ekipit, por pas Kampionatit në Rusi pati një njoftim që shkaktoi përçarje. Është e qartë se për çka e ka fjalën Behrami: pas garës në Rusi dhe pas gjestit me shqiponjë të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Alex Miescher, dha një intervistë ku propozonte që Zvicra në të ardhmen të heq dorë nga futbollistët me dy shtetësi. Shigjeta drejtohej kundër fubtollistëve si Xhaka, i cili është vetëm shtetas i Zvicrës, por këtë funksionarët injorantë zviceranë me gjasë nuk e dinin.

Në intervistën e tij Behrami tha se ajo çfarë ndodhi pas gjestit me shqiponjë, gjithë ai debat në Zvicër, ndikoi në përçarjen e ekipit. Behrami thekson se ka kundërshtuar disa njerëz në lidhje me këtë. Këtu është e qartë se e ka fjalën për Alex Miescher. Në vend se ta përjashtojë Mieschrin Federata dhe Petkoviq largojnë Behramin.

Për gazetën «Neue Zürcher Zeitung» (NZZ) mënyra se si Federata e Futbollit e Zvicrës dhe trajneri Petkoviq u sollën me Behramin flet për mungesë respekti dhe stili. Federata, sipas «NZZ», sërish e ka humbur kontrollin. Dobësitë komunikative të Petkoviqit janë të njohura dhe tolerohen nga Federata. Andaj kjo gazetë zvicerane kërkon që nëse Petkoviq ka dështuar t’ia bëjë të qartë si duhet Behramit të ardhmen e tij, atëherë duhet të ketë konsekuenca – që i bie: edhe e ardhmja e Petkoviqit duhet të shqyrtohet.

Njoftimi i një lojtari të njohur vetëm përmes telefonit se nuk mund të luajë më në kombëtaren e Zvicrës, tregon se Petkoviq dhe Federata e Futbollit nuk janë në nivel të detyrës. Madje NZZ shkruan se Federata e Futbollit e Zvicrës po tregon vetëm diletantizëm. Gazeta «Tages Anzeiger» kritikon edhe heshtjen e trajnerit Vladimir Petkoviq që nga disfata kundër Suedisë në Rusi. Petkoviq, sipas kësaj gazete, ka një rrogë vjetore prej 1 milion franga dhe prapë po i harron obligimet e tij për të komunikuar në mënyrë transparente me opinionin.

 

Behrami dhe Petkoviq banojnë në kantonin e Tiçinos, jo larg njëri-tjetrit. Behrami tha se ka pritur që Petkoviq t’ia komunikonte vendimin në sy dhe duke ia vendosur dorën në sup – dhe jo kështu, me një bisedë prej 30 sekondash. Pas intervistës së Alex Miescher mbi lojtarët me shtetësi të dyfishtë, disa lojtarë menduan të japin dorëheqje nga kombëtarja për shkak se u ndien të fyer, të lënduar në ndjenjat e tyre. Kështu thotë Behrami në intervistë. Ai thotë se ishte kujdesur që në ekip të kthehet pak qetësia dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Miescher e kishte lutur për këtë. Duket se roli i babait që Behrami kishte në raport me lojtarët tjerë, sidomos ata me origjinë nga Ballkani, nuk i pëlqente demagogëve të Federatës së Futbollit të Zvicrës. Behrami tha se pasi u bë e qartë se nuk do të luajë më për Zvicrën, i kishte telefonuar menjëherë Granit Xhakës për t’i thënë se tani ai në bazë të përvojës dhe mësimeve që ka marrë nga Behrami mund të jetë lider i ekipit. / Dialogplus

 

Etiketa: Berhamikombetarjazvicër


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
“Kryetari i PS më ka marr vajzën për prostitucion”, Berisha publikon letrën

“Kryetari i PS më ka marr vajzën për prostitucion”, Berisha publikon letrën

Një i vdekur dhe disa të plagosur në Tropojë si pasojë e një aksidenti

Fier/ Përplaset nga kamioni, humb jetën 48-vjeçari

Ekspertët ndërkombëtarë kundër kalimit të vetingut nga Xhezair Zaganjori

Kaloi vetingun, ndërkombëtarët kërkojnë ankimim për Kryetarin e Gjykatës së Lartë
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com