Një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës në banesën e prindërve të gruas.
Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi N.M., ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin që është vetëvarur.
“Rreth orës 10:30, shtetasi N. M., 56 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në ballkonin e banesës së prindërve të bashkëshortes së tij, në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al