Ka rinisur këtë të martë procesi gjyqësor i Ministrit të Shëndetësisë Beqaj dhe kryetarit të opozitës, Basha, i akuzuar nga Beqaj për shpifje.
Në fillim të seancës, avokati i Bashës ka kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se ajo është shqyrtuar një herë.
Ndërsa ministri Beqaj, pranishëm në seancë, ka akuzuar Bashën se po i bën bisht procesit. “Të vijë në gjyq dhe të përballemi”, ka thënë Beqaj.