Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beogradi në alarm për rishfaqjen e Armatës Kombëtare Shqiptare në Kosovë

2016/04/17 at 6:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Beogradi në alarm për rishfaqjen e Armatës Kombëtare Shqiptare në Kosovë

Serbët e Kosovës janë të brengosur, pas një riviste të pjesëtarëve të Armatës Kombëtare Shqiptare, të armatosur deri në dhëmbë, të cilët kanë bërë thirrje për mobilizim të anëtarëve të saj, për të “mbrojtur interesat kombëtare”, shkruan sot “Novosti” i Beogradit, transmeton Koha.net.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke reaguar nga kësaj paraqitjeje të saj, i tha kësaj gazete se KFOR-i dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ofrojnë garanci se këso dukurish në, siç citohet të ketë thënë ai, krahinën tonë jugore nuk do të ndodhin.

“Do të bisedojmë me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, para së gjithash me përfaqësuesit e KFOR-it, meqë shfaqja e grupeve të tilla të armatosura është e palejueshme”, citon “Novosti Gjuriqin.

Pas disa muajsh, kur sipas medieve në gjuhën shqipe të Kosovës u shfaqën në segmentin e rrugës Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovicë, pjesëtarë të armatosur të Armatës Kombëtare Shqiptare janë tubuar para disa ditësh në rajonin e Mitrovicës, me ç’rast “komandanti” anonim i kësaj organizate ilegale ka akuzuar “strukturat paralele serbe” në Mitrovicë se po torturojnë shqiptarët dhe se nuk po i lejojnë të kthehen në shtëpitë e veta. Serbët posaçërisht i ka shqetësuar deklarata e njërit nga “liderët”, i cili ka thënë se pjesëtarët e AKSH-së janë të organizuar dhe mirë të stërvitur që “shumë shpejt edhe të mobilizohen”

“Komuniteti ndërkombëtar, që është përgjegjës për sigurinë në Kosovë, duhet me urgjencë të reagojë dhe të ndalë vringëllimat e tilla me armë dhe kërcënimet e shqiptarëve të armatosur. Prandaj i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, para së gjithash KFOR-it, që është përgjegjës për sigurinë në Kosovë e Metohi, që të mos i mbyll më sytë para kërcënimeve të hapura të shqiptarëve dhe të mos tolerojë armatosjen dhe organizimin e tyre me qëllim të shkaktimit të trazirave”, cition “Novosti” kryetarin e Mitrovicës veriore, Goran Rakiqin.

Dhe ndërsa tërheq vërejtjen se rivista e shqiptarëve të armatosur përbën dëshminë se në Kosovë vazhdon të ketë sasi të madhe armesh ilegale, Rakiq përmend shqetësimin shtesë për shkak të thirrjes së pjesëtarëve të kësaj organizate ilegale për mobilizim, që mund të provokojë destabilitet dhe përshkallëzim të dhunës, shkruan kjo gazetë.

Ju sugjerojmë

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr
Sport

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr

27 Qershor, 2025 4:59 pm
Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit
Kronikë

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit

27 Qershor, 2025 4:48 pm
VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s
Bota

VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s

27 Qershor, 2025 4:22 pm
Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra
Bota

Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra

27 Qershor, 2025 4:14 pm
Kush është trajneri spanjoll që do të drejtojë Flamurtarin?
Sport

Kush është trajneri spanjoll që do të drejtojë Flamurtarin?

27 Qershor, 2025 4:08 pm
Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh
Aktualitet

Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

27 Qershor, 2025 4:07 pm
Zhvendoset Gjykata e Apelit, zgjidhje e përkohshme për Dhomën Civile
Aktualitet

Zhvendoset Gjykata e Apelit, zgjidhje e përkohshme për Dhomën Civile

27 Qershor, 2025 3:53 pm
Sarandë/ Sherr me sende të forta, mbeten të plagosur dy persona
Aktualitet

33-vjeçari qëllon me armë zjarri ndaj tre personave në Theth, të rinjtë e dhunojnë…

27 Qershor, 2025 3:44 pm
Ministri Hasani takohet me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit
Aktualitet

Ministri Hasani takohet me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit

27 Qershor, 2025 3:25 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Dyshohet se kryen marrëdhënie seksuale me një 38-vjeçare, arrestohen dy të moshuarit

27 Qershor, 2025 3:12 pm
Para
Video/ Kjo reklamë sensibilizuese ndaj abuzimit të fëmijëve do ju shkatërrojë fare

Video/ Kjo reklamë sensibilizuese ndaj abuzimit të fëmijëve do ju shkatërrojë fare

Ja sa fitoi familja Obama në 2015-n

Ja sa fitoi familja Obama në 2015-n

Video/ Është sport! Gruaja trullos burrin me gjoks

Video/ Është sport! Gruaja trullos burrin me gjoks

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr
27 Qershor, 2025

Cristiano Ronaldo flirtoi me idenë e një fillimi të ri, por në fund i tha "PO-në" e madhe qëndrimit të...

Lexo më shumë

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit
27 Qershor, 2025

Ish-prokurori Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit  dhe Julian Meçes lidhur me...

Lexo më shumë

VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s

VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s
27 Qershor, 2025

Një video e Kryeministres italiane Giorgia Meloni është bërë virale në rrjetet sociale, ku ajo shihet duke bërë mimika të çuditshme me...

Lexo më shumë

Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra

Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra
27 Qershor, 2025

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com