Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bëni kujdes me ushqimin, vdekjet nga kequshqyerja rriten ndjeshëm

2017/07/06 at 9:42 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bëni kujdes me ushqimin, vdekjet nga kequshqyerja rriten ndjeshëm

Diabeti dhe sëmundjet e tjera endokrine, të gjakut dhe uro-gjenitale (me bazë dietetikë ushqyerja me ushqime jo të shëndetshme) kanë pësuar një rritje të shpejtë vitet e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT për shkaqet e vdekjeve shihet se vitin e kaluar 299 persona humbën jetën nga diabeti dhe sëmundjet endokrine në krahasim 135 persona në 2015-en me një rritje 122 për qind.


 

Ministria e Shëndetësisë në një strategji të posaçme për administrimin e sektorit deri me 2020 argumenton se në Shqipëri identifikohen tre faktorë kryesorë të rrezikut për barrën e sëmundshmërisë.

 

Faktori i parë lidhet me  rreziqet  që vijnë nga dieta ushqimore. Faktori i dytë është hipertensioni arterial dhe i treti duhanpirja.

 

Gjatë 20 viteve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme në barrën e sëmundshmërisë, që i atribuohet karakteristikave të mënyrës së jetesës në Shqipëri.

 

Aktualisht, faktorët e stilit të jetesës përbëjnë mbi 70%të barrës totale të sëmundshmërisë.

 

Ministria e Shëndetësisë analizon se gjatë dy dekadave të fundit, niveli i vdekshmërisë për shkak të mbipeshës dhe obezitetit është rritur më shumë se dy herë.

 

Në veçanti, niveli i vdekjeve nga sëmundja ishemike e zemrës është rritur 2.5 herë, ndërsa niveli i vdekjeve nga diabeti është trefishuar.

 

Megjithatë, evidencat tregojnë se shëndeti dhe mirëqenia nuk varen vetëm nga performanca e sistemit shëndetësor. Faktorë të tjerë ekonomikë dhe socialë, si të ardhurat, arsimimi, strehimi dhe mjedisi, kanë ndikim të fortë në shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë.

 

Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit shqiptarët kanë pasur nivel të ulët të ardhurash. Për më tepër, shpërndarja e pabarabartë e rritjes ekonomike dhe e pasurisë ndërmjet rajoneve ka çuar në rritje të pabarazive në shëndetin e popullatës, veçanërisht midis asaj të zonave urbane e rurale.

 

Këta përcaktorë, të kombinuar me mungesën e aksesit në shërbimet shëndetësore dhe pagesat e mëdha nga xhepi për shërbimet shëndetësore, kanë cenuar shëndetin dhe cilësinë e jetës, veçanërisht për grupet vulnerabil si fëmijët, pensionistët, të pasiguruarit, etj.

 

Arsimi është një tjetër përcaktor i rëndësishëm shoqëror për shëndetin. Korrelacioni midis arsimit dhe varfërisë është i zhdrejtë: sa më të arsimuar, aq më pak të varfër janë njerëzit dhe anasjelltas. .Formimi, arsimimi e shprehitë profesionale si dhe arsimimi universitar shërbejnë si nxitës për të hyrë në tregun e punës, për të dalë nga varfëria dhe për të rritur përfshirjen sociale, dhe në perspektivë afatgjatë kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit, veçanërisht duke ulur vdekshmërinë neonatale dhe atë amtare./Monitor



Ju sugjerojmë

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS
Kronikë

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS

3 Tetor, 2025 11:21 am
Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona
Kronikë

Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona

3 Tetor, 2025 10:59 am
GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan
Kronikë

GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

3 Tetor, 2025 10:44 am
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles
Te Fundit

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles

3 Tetor, 2025 10:22 am
Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja
Kryesore

Socialistët në fushatë/ Rama mbledh të premten strukturat e Tiranës

3 Tetor, 2025 9:25 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosja e dy të miturve në Kamëz, arrestohet autori i dyshuar

3 Tetor, 2025 9:21 am
Dronët misteriozë shfaqen mbi aeroportin e Mynihut, anulohen dhjetëra fluturime
Bota

Dronët misteriozë shfaqen mbi aeroportin e Mynihut, anulohen dhjetëra fluturime

3 Tetor, 2025 8:54 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 tetor 2025

3 Tetor, 2025 8:21 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 3 tetor 2025

3 Tetor, 2025 7:50 am
Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD
-U tha në Opinion

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD

2 Tetor, 2025 10:24 pm
Para
Marina si një “nuse shtëpie” me familjen e Getoarit

Marina si një “nuse shtëpie” me familjen e Getoarit

118 shqiptarët që ndaloheshin të hynin në Shqipëri deri në ’91 (emrat)

118 shqiptarët që ndaloheshin të hynin në Shqipëri deri në '91 (emrat)

Lirohet nga burgu 19-vjeçarja që helmoi vjehrrën

Lirohet nga burgu 19-vjeçarja që helmoi vjehrrën
















TE FUNDIT

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS
3 Tetor, 2025

Kryebashkiaku i PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas dyshimeve...

Lexo më shumë

Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona

Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona
3 Tetor, 2025

Policia e Shtetit, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës dhe partnerët, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Rrjeti”, i cili...

Lexo më shumë

GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan
3 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja...

Lexo më shumë

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles
3 Tetor, 2025

Një shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e kompanisë Chevron në zonën El Segundo, pranë aeroportit ndërkombëtar, ka shkaktuar një zjarr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com