Reese Witherspoon është nënë e një djali 3-vjeçar të quajtur Tennessee, të cilin e ka nga martesa me bashkëshortin e saj, Jim Toth. Ajo po ashtu ka edhe një djalë 12-vjeçar, babai i të cilit është Ryan Phillippe.
Por 40-vjeçarja ka edhe një vajzë 16-vjeçare, Ava e cila është kopja e aktores së famshme në moshën e saj, kohë kur ka nisur edhe karrierën e suksesshme. Witherspoon shpërndau një foto me të bijën në Instagram, ku pavarësisht 24 viteve që i ndajnë, duken si dy motra.