Deputeti Ben Blushi ka vendosur të zyrtarizojë partinë e tij në datën 1 Nëntor. Njoftimin e ka berë përmes një postimi në FB, ku zbulon edhe emrin e kësaj force të re politike, që në fakt ai e quan projekt politik. Në postimin e tij, deputeti i larguar nga socialistët ka zbuluar edhe emrin e forcës që ai do të drejtojë duke e quajtur “Lista e barabartë”. Sikurse tashmë është e qartë, kjo forcë e re politike, përgatitet për zgjedhjet e verës së vitit 2017.