Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ben Blushi: Hamasi, Izraeli dhe Kosova

2023/10/10 at 11:11 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Ben Blushi: Hamasi, Izraeli dhe Kosova

Nga Ben Blushi


Sulmi mizor që kreu Hamasi gjatë kësaj jave në Izrael po e ndan botën sërish në dy pjesë.

Një palë dënojnë dhunën ndaj civilëve të pafajshëm, ndërsa pala tjetër mendojnë se terrori i Hamasit është i justifikuar për shkak të veprimeve pushtuese të Izraelit në vite.

Por sic është ndarë bota, mes Izraelit dhe Hamasit, janë ndarë dhe shqiptarët. Disa nga reagimet e tyre ne rrjete sociale, përfshi dhe në faqen time në facebook, e cila në një moment u mbush me fotografi terroristësh të lumtur, ishin të pështira dhe të pavend, aq sa në një moment mu duk sikur jetoja në Rripin e Gazës dhe jo në Shqipëri.

Gaza është një rrip toke në jug të Izraelit, në kufi me Egjiptin dhe paralel me detin, jo më shumë se 365 kilometra katrorë në të cilët jetojnë 2 milion palestinezë. Bëhet fjalë për një drejtkëndësh sa sipërfaqja mes Velipojës dhe Shëngjinit që shtrihet në brendësi të tokës nga Shkodra në Lezhë. Imagjinoni sikur në këtë sipërfaqe të jetonin 2 milion banorë të cilëve nuk i lejohet të dalin që aty, u hiqet uji, u kufizohen ushqimet, u ndërpritet energjia,u bllokohet deti dhe qielli dhe herë pas here u sulmohen shtëpitë me raketa.

Kjo është Gaza. Një burg i madh në natyrë.

Palestinezët që jetojnë aty janë të dënuar të mos lëvizin nga ky kafaz i hekurt. Atyre nuk u lejohet të përdorin ajrin për të fluturuar dhe detin për të peshkuar. Deti i Gazës është i patrulluar nga anijet ushtarake izraelite të cilat i lejojnë peshkatarët të lundrojnë deri në 5 kilometra largësi për të kapur peshq. Ndryshe i mbysin, i vrasin ose i burgosin sic ka ndodhur në dhjetëra raste.

Unë e kam parë me sytë e mi këtë kafaz njerëzor, në të cilin burrat jetojnë për të luftuar dhe gratë për të lindur burra të tjerë. Meqënëse këtyre njerëzve u është marrë gjithshka, atyre u ka mbetur vetëm një gjë : urrejtja. Mbi urrejtjen për Izraelin eshtë themeluar Hamasi, një organizatë politike e cila prej vitesh armatoset duke kërcënuar jo vetëm Izraelin por edhe gjysmën tjetër të Palestinës që qeveriset nga një parti më e butë palestineze.

Kjo urrejtje e pafre është arma të cilën terroristët e Hamas e përdorën këto ditë për të masakruar disa qindra civilë izraelitë, shumë prej të cilëve po kërcenin gjatë një festivali tradicional, dedikuar miqësisë, dashurisë dhe lirisë se pakufizuar. Ky festival që quhet Supernova u kthye në një varr masiv ku 260 djem dhe vajza u vranë dhe u dhunuan njëkohësisht në sy të njëri-tjetrit, ndërsa shumë të tjerë u rrëmbyen për tu mbajtur në bodrumet e fshehta të Gazës.

Të vrarët deri tani janë afër 1000.

Kjo masakër e kryer me gjak të ftohtë u konsiderua nga shumica e vendeve një akt terrorist për të cilin nuk mund të ketë dy qëndrime. Nëse rezistenca e palestinezëve ndaj Izraelit është legjitime, vrasja e njerëzve që kërcejnë nën tingujt e muzikës është terrorizëm. Prandaj Hamasi është një organizatë terroriste c’ka nuk mund të vihet në diskutim.

Të jesh kundër Hamasit nuk do të thotë detyrimisht të jesh pro Izraelit. Mund të jesh kundër të dyjave sic nuk mund të jesh kurrë pro të dyjave. Ndërkohë, të jesh kundër terrorizmit nuk do të thotë të jesh kundër të drejtës së Palestinës për të egzistuar. Nga ana tjetër, të jesh pro të drejtës së Izraelit për të mbrojtur qytetarët e vet nuk do të thotë të jesh kundër të drejtave të palestinezëve. Këto janë gjëra të ndara dhe shumë të qarta të cilat i ngatërron vetëm dikush që orientohet nga urrejtja fetare, racore ose etnike.

Prandaj komentet e shumë shqiptarëve që kanë mbështetur Hamasin edhe pasi kanë parë vrasjet masive,rrëmbimet e vajzave dhe të fëmijëve janë të frikshme dhe dëshpëruese. Ato të detyrojnë të mendosh me shqetësim për shqiptarët.

Edhe më e shëmtuar bëhet kjo tendencë justifikuese, kur vjen nga shqiptarë të Kosovës të cilët simpatizojnë Hamasin për shkak të fesë. Terroristët e Hamasit nuk gjykohen se janë muslimanë por se janë terroristë. Ata janë edukuar si terroristë dhe kjo shpjegon të qeshurat e tyre kur mbyllin pas hekurave fëmijë të rrëmbyer nga prindërit, apo kur i detyrojnë plakat izraelite të mbajnë kallashnikovë mbi kurriz. Ata kënaqen kur vrasin dhe urrejtja e tyre nuk ka lidhje me fenë, por me mënyrën e tyre të jetesës.

Shqiptarët e Kosovës ishin objekt i një sulmi terrorist disa ditë më parë dhe prandaj gjithë bota u solidarizua me ta kur një grup terrorist serb vrau një polic dhe ndoshta do kishte vrarë edhe më shumë shqiptarë nëse nuk do ishte neutralizuar. Megjithëse serbët e këtij grupi janë të krishterë ata nuk dallojnë fare nga militantët e Hamasit që janë muslimanë. Ata janë njëlloj. Paramilitarë që vrasin për të frikësuar shtetet dhe shoqëritë. Serbët janë sjellë njëlloj si Hamas, gjatë masakrave të vitit 1999 në Kosovë. Kanë qeshur duke vrarë. Bota demokratike nuk i toleroi meqë ishin të krishterë, por i ndëshkoi se ishin terroristë.

Edhe shqiptarët kanë patur një organizatë ushtarake e cila ka luftuar për clirimin e vendit të vet. Ajo ishte UCK. Por UCK nuk luftoi me civilët, nuk i sulmoi ata, nuk rrëmbeu serbë nëpër koncerte, nuk mbylli në kafaz fëmij të pafajshëm, nuk dhunoi pleq dhe nuk përdori pengje për të negociuar. Vetëm kujtimi i UCK duhet ti bindë shqiptarët dhe sidomos kosovarët, se cdo solidarizim me Hamasin është një përdhosje e luftës së tyre të drejtë.

Prandaj nuk na takon të jemi me Hamasin, këtë mostër që ka lindur në Gaza, por është ushqyer nga urrejtja e popujve të ndryshëm për njëri-tjetrin. Hamasi është aleate e gjithë armiqve tanë historikë, qofshin këto ndjenja, paragjykime, taktika apo shtete.

 



Ju sugjerojmë

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik
Bota

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik

28 Qershor, 2025 6:02 pm
Kurti takon krerët e partive në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit
Rajoni

Kurti takon krerët e partive në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

28 Qershor, 2025 5:49 pm
Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit
Bota

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

28 Qershor, 2025 5:44 pm
“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”
Aktualitet

“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”

28 Qershor, 2025 5:31 pm
Izraeli: Kemi pasur agjentë në Iran që prej 2010-ës
Bota

Izraeli: Kemi pasur agjentë në Iran që prej 2010-ës

28 Qershor, 2025 5:28 pm
Ekspozimi i tepërt në diell, ndikimi tek shëndeti dhe kujdesi që duhet të tregoni
Life Style

Ekspozimi i tepërt në diell, ndikimi tek shëndeti dhe kujdesi që duhet të tregoni

28 Qershor, 2025 5:18 pm
“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos
InstaBIZ

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos

28 Qershor, 2025 5:16 pm
Irani: Të gatshëm të zhvillojmë bisedime bërthamore me SHBA
Bota

Irani: Të gatshëm të zhvillojmë bisedime bërthamore me SHBA

28 Qershor, 2025 5:14 pm
“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës
Aktualitet

“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës

28 Qershor, 2025 4:43 pm
Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham
InstaBIZ

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

28 Qershor, 2025 4:18 pm
Para
Megaoperacioni “Tempulli”/ Në pranga një 19-vjeçar i shpallur në kërkim, 91 të arrestuar

Konflikt për pronat mes dy familjeve në Vaun e Dejës, parandalohet tragjedia

Beleri kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak, ambasadorja greke mbërrin në Gjykatën e Durrësit

Beleri kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak, ambasadorja greke mbërrin në Gjykatën e Durrësit

Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë

Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë
















TE FUNDIT

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik
28 Qershor, 2025

Autoritetet britanike kanë sekuestruar një sasi kokaine me vlerë thuajse 100 milionë paund, në një nga operacionet më të mëdha...

Lexo më shumë

Kurti takon krerët e partive në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

Kurti takon krerët e partive në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit
28 Qershor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka pritur të shtunën në takim krerë...

Lexo më shumë

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit
28 Qershor, 2025

Irani ka hapur hapësirën e tij ajrore për fluturime ndërkombëtare në pjesën qendrore dhe pjesërisht mbi perëndim të vendit, tha...

Lexo më shumë

“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”

“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”
28 Qershor, 2025

Shqipëria i është bashkuar SHBA, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit për t’u shndërruar në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com