Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Belgjika heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta

2016/07/04 at 10:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Belgjika heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta

Belgjika ka vendosur ta heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta. Opozita, që njoftoi opinionin publik për këtë vendim negative për vendin, në kulmin e sezonit turistik, thotë se shkak është rënia e sigurisë nën qeverisjen e Edi Ramës.

“Prej tre vitesh, nën qeverisjen e Edi Ramës, standardet e sigurisë kanë shkuar në zero, dhe janë ngritur në maksimum lehtësitë e mbështetja për krimin, për trafiqet, për drogën që ka mbuluar çdo pëllëmbë të vendit, për trafikun e armëve, për grabitjet me maska”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

Sipas tij, ky vendim mund të pasohet me heqjen e liberalizimit të vizave.

“Heqja e Shqipërise nga lista e vendeve të sigurta mund të sjellë ndëshkim të qytetarëve shqiptarë, mund të verë në lëvizje mekanizmin e rikthimit të vizave, dhe kjo për fajin e një personi. Për fajin e Edi Ramës dhe lidhjeve të tij të tmerrshme kriminale. Heqja e Shqipërisë nga lista e vendeve të sigurta është një vendim dramatik pasi mund të rikthejë regjimin e vizave, është një kambanë alarmi pasi mund të ketë ndikim dhe në vende të tjera të BE.

Edhe më i rëndë bëhet ky vendim, kur mësohet se në listën e vendeve të sigurta janë të gjithë shtetet e rajonit, Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia. Eshtë përjashtuar pra vetëm Shqipëria.

Ky është realiteti i hidhur ku është futur Shqipëria nën drejtimin e Edi Rames. Largimi i tij është emergjence kombëtare, pasi izolimi i vendit për faj të tij sapo ka nisur”, thotë Ristani.

PD numëroi disa ngjarje që sipas saj kanë ndikuar në vendimin e Belgjikës për të mos e konsideruar më Shqipërinë vend të sigurtë.

“Asnjë vend i Bashkimit Europian, asnjë vend demokratik nuk mund të pranojë si të sigurtë një vend ku me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të brendshem, fshihet urdhër-arresti ndërkombetar i INTERPOL, siç ndodhi në rastin e Mark Frrokut, apo ku policia ndihmon në arratisjen e Arben Frrokut të dënuar përjetë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Asnjë vend i Bashkimit Europian nuk mund të pranoje si të sigurtë një vend, ku kryeministri zëvendëson ligjin me sundimin e bandave, ku krimi është veshur me pushtet dhe pushteti me krim.

Asnjë vend i Bashkimit Europian nuk mund të pranoje si të sigurtë një vend ku trafikantë droge, tutorë prostitucioni e përdhunues, bëhen deputetë, kryetarë bashkish, e drejtues të larte të administrates dhe policisë së shtetit.

Asnjë vend i Bashkimit Europian nuk mund të pranoje si të sigurtë një vend që, me bekimin e kryeministrit dhe nën mbrojtjen e ministrit të brendshem, është kthyer në hambar droge, kufinjtë janë bërë inekzistent përballe trafikut dhe deti është pushtuar nga skafet që transportojnë drogë.

Asnjë vend i Bashkimit Europian nuk mund të pranoje si të sigurtë nje vend ku në një pikë të rëndësishme të sigurisë kombëtare si Aeroporti, grabiten me armë miliona euro, policia refuzon të bëjë detyrën dhe pastaj gënjen, dhe kryeministri hesht, ndonëse njerëzit e tij më të ngushtë si Eno Bushi avokati i tij, janë aksionerë të firmës së sigurisë.

Listës së ngjarjeve të rënda që kanë të bëjnë me sigurinë edhe grabitjen i shtohet edhe grabitja në Rinas. Dhe e gjitha kjo, sipas PD, është pasojë e veprimeve të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm.

“Për faj të Edi Ramës që hesht prej 5 ditësh pas rënies së Aeroportit të Rinasit. Hesht sepse është i kapur.

Për turpin e tij, ministri i brendshem është angazhuar ta heqë përgjegjësinë nga vetja, por sot u faktua ajo çfarë Partia Demokratike e denoncoi që të shtunen.

Përfaqësuesja e Aeroportit saktësoi sot se policia është njoftuar në kohë rekord për ngjarjen dhe se policia ishte vetëm pak metra larg vendngjarjes, por nuk reagoi”. /Lapsi.al

Ju sugjerojmë

Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës
Aktualitet

Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës

17 Korrik, 2025 3:40 pm
Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë

17 Korrik, 2025 3:15 pm
Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit

17 Korrik, 2025 3:01 pm
BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate
Aktualitet

BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate

17 Korrik, 2025 2:52 pm
“Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik
Aktualitet

“Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik

17 Korrik, 2025 2:23 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve

17 Korrik, 2025 2:11 pm
Begaj pret Admiralin Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes
Aktualitet

Begaj pret Admiralin Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes

17 Korrik, 2025 2:05 pm
Mbeti në qeli/ Ilir Meta: S’kanë shans të shpikin ndonjë provë! Asnjë zhgënjim nga..
Aktualitet

Mbeti në qeli/ Ilir Meta: S’kanë shans të shpikin ndonjë provë! Asnjë zhgënjim nga..

17 Korrik, 2025 1:59 pm
“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara
Aktualitet

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara

17 Korrik, 2025 1:50 pm
(VIDEO)Thyen dhe vodhën një “Tabachino”/ Në pranga 2 persona, procedohen 2 të tjerë
Aktualitet

(VIDEO)Thyen dhe vodhën një “Tabachino”/ Në pranga 2 persona, procedohen 2 të tjerë

17 Korrik, 2025 1:39 pm
Para
Rikthehet Stresi…”Më ka munguar lagjia ime”…

Rikthehet Stresi..."Më ka munguar lagjia ime"...

Capital T me një bashkëpunim të ri

Capital T "party" për Bajram

Video/ Koka: Porta ishte pa sensor sigurie, që të sinjalizojë hapjen

Video/ Koka: Porta ishte pa sensor sigurie, që të sinjalizojë hapjen

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës

Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës
17 Korrik, 2025

Përkeqësohet gjatë orëve të fundit situata në lidhje me zjarrin e rënë në zonën e Drenovës në Mallakastër. Raportohet se...

Lexo më shumë

Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë

Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë
17 Korrik, 2025

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje. Lajmi bëhet i...

Lexo më shumë

Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit

Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit
17 Korrik, 2025

Hyri i maskuar me kapuç, për të vjedhur në një dyqan, pasi theu me çekiç xhamin e derës gjatë natës,...

Lexo më shumë

BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate

BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate
17 Korrik, 2025

Komisionerja evropiane Marta Kos deklaroi se me buxhetin e ri, BE-ja do të japë 42.6 miliardë euro për Shqipërinë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com