Fredi Beleri ka folur në mbledhjen e Komisionit të Zgjedhjevem, e cila është mbledhur për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të tij si krybashkiak i Himarës.
Gjatë fjalës së tij, Beleri e cilësoi të padrejtë arrestimin dhe dënimin e tij për blerje votash, si dhe ndalimin për betimin si kryebashkiak.
Ai tha se ashtu siç u paraqit këtë të premte në KQZ, mund të kishte shkuar edhe në bashkinë e Himarës për të bërë betimin.
Beleri e cilësoi politik procesin ndaj tij, ndërsa akuzoi për korrupsion ish-kryebashkiakët e Himarës si dhe kryebashkiakun e komanduar aktual, për të cilin tha se është subjekt i SPAK.
“Duket qartë që nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin e sotëm. Dikush do të nxjerrë gështenjën nga zjarri me duart e KQZ. Institucioni që ju drejtoni është i vetmi institucion që ka ngritur vlerat e këtij shteti në kuadrin ligjor, pasi të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e padrejtësive që më janë bërë mua dhe banorëve të Himarës që më kanë votuar mua. Këtë lejen që mora për të ardhur këtu, mund ta merrja për të bërë betimin tim. Ata që vendosën dhunimin e bashkisë së Himarës dhe qytetarëve duhet të vazhdojnë deri në fund, pasi unë duhet të betohem dhe të më shkarkojnë, ashtu siç thotë ligji dhe kushtetuta. Jam i qartë dhe unë që mandati si kryetar i bashkisë ka mbaruar, por unë flas sepse këta duan t’i bëjnë zgjedhjet kur të duan. Në një periudhë kur e gjithë bota bën pushime në mes të gushtit në Himarë, edhe është muaji kur nxjerrin të ardhura për të gjithë vitin. Pse duhen bërë zgjedhjet në këtë periudhë? Sepse kryetari aktual është subjekt i SPAK dhe gjysma e administratorëve gjithashtu. Unë do ju lutesha ti drejtoheshit kushtetuses për ata që do të vijnë, se duket qartë që do e bëjnë rrugë”-tha Beleri./Opinion.al