Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beleri deklaratë për shtyp nga burgu: Ndërhyrja e Ramës është shkelje e prezumimit të pafajësisë

2023/11/26 at 1:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Beleri deklaratë për shtyp nga burgu: Ndërhyrja e Ramës është shkelje e prezumimit të pafajësisë

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg që prej 12 majit të këtij viti, ka dhënë një deklaratë për mediat nga qelia e paraburgimit.

Beleri, i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke thënë se me ndërhyrjet e tij politike po dirigjon drejtësinë shqiptare.

Ai thekson se ndërhyrja e Ramës është shkelje e prezumimit të pafajësisë, siç qartësisht përcaktohet në nenin 6 par.2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Deklaratë e Fredi Belerit: Prezumimi i pafajësisë dhe Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama, për të disatën herë në shtatë muajt e fundit, me ndërhyrjet e tij politike dirigjon drejtësinë shqiptare.

Në mënyrë të pavërtetë, deklaron se jam arrestuar në flagrancë për shitblerje votash. Gjykata ende nuk ka vendosur për rrethanat reale të arrestimit tim, ndërsa unë vetë kam paraqitur ankesë në gjykatë lidhur me arrestin në flagrancë, ankesë e cila ende nuk është shqyrtuar nga gjykata kompetente. Nga ana tjetër, z. Rama udhëzon gjyqtarët dhe deklaron se ka qenë në kushtet e flagrancës!

Pyes veten nëse e ka parë ose jo videon e arrestimit tim, e kapur rastësisht nga kamera e një restoranti në shëtitoren e Himarës? A e pa që unë po bisedoja me avokatin dhe kushëririn tim? Më poshtë po bashkëlidh linkun që ta shohë: https://ëëë.himara.gr/…/24188-ximara-asfalites…

Ndërhyrja e z. Rama është shkelje e prezumimit të pafajësisë, siç qartësisht përcaktohet në nenin 6 par.2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Le ta kuptojë që derisa të provohet nëse jam ose jo fajtor, prezumohem i pafajshëm.

Këtë herë, Edi Rama nuk nguron të ndërhyjë edhe në çështjen e betimit tim, çështje e cila pritet të shqyrtohet. Deklaron fjalë për fjalë, duke iu referuar personit tim: “Ai nuk mund të betohet, pasi ligji ynë është shumë i qartë për kushtet në të cilat kryhet betimi”.

Deri më tani na trumbetonte se është drejtësia ajo që do të vendosë dhe se ai vetë nuk dëshiron të ndikojë në vendimin e gjykatës. Duke qenë se tani e sheh që seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës sime për kryerjen e betimit do të zhvillohet më 4 dhjetor 2023, po ndryshon taktikë. Ai i urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi dhe paragjykon vendimmarrjen e tyre. Në këtë mënyrë, imponon gjykatën që të më ndalojë të betohem.

Le të tregojë vetëpërmbajtje, siç i takon për postin që mban. Në fund të fundit është kryeministër! Le të sillet si i tillë!

ALFRED DHIONISIOS BELERI

KRYETAR I ZGJEDHUR I BASHKISË HIMARË

Ju sugjerojmë

Vrasja e Ermir Dedjas/ Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër
Aktualitet

Vrasja e Ermir Dedjas/ Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër

4 Qershor, 2025 10:17 am
Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi
Bota

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi

4 Qershor, 2025 10:05 am
Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta
Bota

Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta

4 Qershor, 2025 10:02 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Kryesore

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

4 Qershor, 2025 9:49 am
Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë
Bota

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë

4 Qershor, 2025 9:46 am
Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
Kronikë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

4 Qershor, 2025 9:40 am
Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare
Aktualitet

Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare

4 Qershor, 2025 9:37 am
Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
Kronikë

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona

4 Qershor, 2025 9:31 am
Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në
Rajoni

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

4 Qershor, 2025 9:25 am
Para
Rusia urdhëron arrestimin e zëdhënësit të kompanisë Meta

Rusia urdhëron arrestimin e zëdhënësit të kompanisë Meta

Video/ Rita Ora mbërrin në Kosovë. Prek tokën dhe vë dorën në zemër

Video/ Rita Ora mbërrin në Kosovë. Prek tokën dhe vë dorën në zemër

Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut pajtohen për forcimin e marrëdhënieve tripalëshe

Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut pajtohen për forcimin e marrëdhënieve tripalëshe

TE FUNDIT

Vrasja e Ermir Dedjas/ Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër

Vrasja e Ermir Dedjas/ Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër
4 Qershor, 2025

Pas vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja, në lagjen nr.18, Durrës policia ka arrestuar edhe dy shtetas e një tjetër u...

Lexo më shumë

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi
4 Qershor, 2025

Një anije peshkimi Iceberg, 250 milje në jug të Vladivostok-ut, në Japoni është përfshirë nga flakët orët e para të...

Lexo më shumë

Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta

Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta
4 Qershor, 2025

Qeveria gjermane mund të miratojë një ashpërsim të mëtejshëm të ligjit të migrimit këtë javë, kur të bëhet gati për...

Lexo më shumë

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
4 Qershor, 2025

Një rrezik i pazakontë mund të vijë nga hapësira në të ardhmen e afërt. Sipas një studimi të udhëhequr nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com