Analisti Andi Bejtja është shprehur në emisionin Opinion se opozita duhet të bashkohet në një frontë të vetëm, pavarësisht se kush është në krye të saj.
Bejtja thekson se vetëm një front i bashkuar mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri.
Andi Bejtja: Opozita duhet të bashkohet në një front me këdo, kushdo që e tërheq karrocën i pari. Nëse e tërheq karrocën Ilir Meta duhet ti shkojnë Metës mbrapa, nëse e tërheq Basha duhet t’i shkojë Meta Bashës. Pra, duhet një front i madh opozitar, pra ne e pamë dhe dje që ne kishim më shumë opozitë zyrtare në miting. Unë mendoj se është një zonë gri shumë e madhe e shqiptarëve pa përfshirë në këtë histori. Unë kam besim se vetëm një front i madh mund të sjellë ndryshimin. Unë nuk e di akoma me zgjedhje pa zgjedhje, çfarë do të ndodh pas 15 marsit. Me zgjedhje normale, në një kohë kur janë kapur ekonomia mediat, është e pa mundur të bëhet./ Opinion.al