Temperaturat do të njohin vetëm rritje për të kulmuar të dielën në mesditë me 38 gradë Celsius. Kështu që merrni masa për ta kaluar këtë fundjavë pranë vendeve të freskëta apo pranë bregdetit.
Për ditën e sotme ( e shtunë) metereologët thonë se temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 2 – 3ºC në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 37 gradë celcius. Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi prej 22 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Pasdite në zonat malore janë parashikuar vranësira, kryesisht në veri dhe verilindje.
/Opinion.al