Mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ishte biznesmeni Behgjet Pacolli i cili veç të tjerash është shprehur rreth lidhjes së tij me këngëtaren Anna Oxa. Kur moderatori e pyeti se si e vlerëson bashkëshortja e tij aktuale diçka të tillë, ai u përgjigj se shpesh me bashkëshorten e tij dëgjojnë këngë të Ana Oxës, kujtojmë që kjo e fundit është ish partnerja e Pacollit.
Ai u shpreh se ajo lidhje ka ndodhur dhe bashkëshortja duhet të bashkëjetojë më këtë fakt. Gjithashtu ai tha se shpesh pa problem i dëgjojnë së bashku këngët e Annës dhe disa prej tyre i kemi të preferuara.