Ëndrra e shqiptarëve u bë realitet. Maqedonia tani ka kryeministër shqiptar. Me dorëheqjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski de fakto zv/ kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi bëhet kryeministër deri në emërimin e kryeministrit të ri i cili pritet të emërohet nga radhët e VMRO-së, Sekretari i Përgjithshëm Emil Dimitriev.
Edhe analisti politik Xhelal Neziri ka thënë se dorëheqja e Gruevskit de fakto dë të thotë se Musa Xhaferi është kryeministër i Maqedonisë.
“Nëse Gruevski ka dhënë dorëheqjen, a do të thotë se tash de facto Musa Xhaferi është kryeministër i Maqedonisë?!” shkruan Neziri, raporton TS. Dje kryeministri Nikolla Gruevski tha zyrtarisht se sot do të dorëzonte dorëheqjen time tek kryetari i Parlamentit, Trajkvo Veljanovski përmes një shkrese.