Presidenti, Bajram Begaj, ka uruar SHBA-në në 247-vjetorin e Pavarësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se është krenar për historinë që lidh Shqipërinë me SHBA-në, ndërsa shton se si partnerë strategjikë Shqipëria është e vendosur për të ndërtuar një të ardhme që të forcojë bashkë me SHBA vlerat e demokracisë.
“Gëzuar 4 Korrikun. Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara. Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”, ka shkruar Presidenti Bajram Begaj./Opinion.al