Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

2025/05/24 at 4:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.

Presidenti Begaj i shprehu mirënjohjen zëvendëssekretarit të Shtetit për miqësinë historike dhe partneritetin strategjik që SHBA ka me Shqipërinë.

Presidenti Begaj nënvizoi faktin se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetës të palëkundur dhe kanë luajtur rol vendimtar në momente historike të kombit shqiptar.

Begaj çmoi partneritetin Shqipëri-SHBA dhe ndihmën e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në kryerjen e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit, në zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me fokus të veçantë në sigurinë kibernetike.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë demokratizimit, transformimit dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë reformimit historik të sistemit të drejtësisë”, shprehu Presidenti i Republikës gjatë këtij takimi.

Në lidhje me marrëdhëniet ekonomike, Presidenti i Republikës nënvizoi se Shqipëria mbetet shpresëplotë dhe me dëshirën e saj shumë të madhe për të vijuar bashkëpunimin bilateral dhe ndihmesën ekonomike në të ardhmen.

“Ne ftojmë investitorët amerikanë, pasi Shqipëria ofron mundësi investimi më turizëm, infrastrukturë strategjike, teknologji dhe siguri kibernetike. Po ashtu, ne inkurajojmë kompanitë e Shteteve të Bashkuara të investojnë në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare.

Projektet e SHBA-së, siç janë ato në energjinë e rinovueshme apo transformimin digjital, krijojnë mundësi punësimi dhe modernizojnë ekonominë shqiptare”, theksoi Presidenti Begaj.

Për sa i përket bashkëpunimit rajonal, Presidenti Begaj vlerësoi rolin e rëndësishëm që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur e vijojnë të luajnë në rajon.

Kreu i Shtetit i përcolli zëvendëssekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau, nevojën për vijimësinë e prezencës amerikane në rajon si faktor të pazëvendësueshëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

Presidenti çmoi rolin e SHBA-së në NATO dhe e njohu Landau me angazhimin e Shqipërisë për të rritur buxhetin e mbrojtjes.

“Të jesh anëtar i NATO-s do të thotë të marrësh përgjegjësi dhe Shqipëria është e përkushtuar në përmbushjen e tyre”.

Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Doza kanabisi gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Korçë

11 Nëntor, 2025 9:03 am
“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
-U tha në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

10 Nëntor, 2025 11:09 pm
Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
-U tha në Opinion

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

10 Nëntor, 2025 11:07 pm
“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
-U tha në Opinion

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

10 Nëntor, 2025 10:49 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

10 Nëntor, 2025 10:13 pm
Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane
Bota

Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

10 Nëntor, 2025 9:49 pm
Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë
Bota

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë

10 Nëntor, 2025 9:07 pm
Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…
Politikë

Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…

10 Nëntor, 2025 8:32 pm
Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy
Bota

Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy

10 Nëntor, 2025 8:02 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

10 Nëntor, 2025 7:59 pm
Para
Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

TE FUNDIT

Doza kanabisi gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Korçë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Nëntor, 2025

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia në bazë të informacioneve ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet S.D. pasi i është gjetur...

Lexo më shumë

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
10 Nëntor, 2025

Luana, transgjinorja e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan thotë se ka ndryshuar gjininë nga mashkull në femër. Ndryshimi...

Lexo më shumë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
10 Nëntor, 2025

Transgjinorja Luana Myrto ishte e ftuar në emisionin “Opinion” ku ka folur në lidhje me rrugëtimin e saj, që nga momenti...

Lexo më shumë

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
10 Nëntor, 2025

Aprovimi i ligjit për barazinë gjinore ka ndezur një debat të fortë publik. Si temë e mbrëmjes në emisionin “Opinion” në Tv...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com