Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në mesditë një takim pune me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit të Presidencës, bën me dije se samiti historik i Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023, si edhe vizita bilaterale për herë të parë e një Presidenti francez në Tiranë, ishin në fokus të bisedës midis Presidentit Begaj dhe Kryeministrit Rama./Opinion.al