Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj takim në Sarajevë me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës: Marrëdhëniet tona do të zhvillohen edhe më tej

2024/10/22 at 4:55 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj takim në Sarajevë me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës: Marrëdhëniet tona do të zhvillohen edhe më tej

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot në Sarajevë me Kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës,  Denis Bećirović, si dhe dy anëtarët e Presidencës, Željko Komšić dhe Željka Cvijanović.


Në fokus të bisedës ishin intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe, që tashmë me rihapjen e ambasadave respektive do të ketë një rigjallërim, si dhe çështjet e sigurisë dhe të bashkëpunimit në rajon, udhëzimet e Procesit të Berlinit, integrimi evropian dhe NATO.

“Kjo është vizita ime e parë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe nga takimi që zhvilluam jam i bindur se marrëdhëniet tona tradicionalisht miqësore dhe bashkëpunimi ekzistues do të zhvillohen edhe më tej në të ardhmen”, deklaroi Presidenti i Republikës ndërsa rikonfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin në nivel dypalësh dhe atë rajonal.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria mbështet pa ekuivok sovranitetin, integritetin territorial, kohezionin social, si dhe përparimin në rrugën Euroatlantike të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Përballë kërcënimeve në rajon, Presidenti Begaj konfirmoi politikat e konsoliduara të Shqipërisë për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetin rajonal, duke garantuar vazhdimin e kontributit në misionin EUFOR-ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Do të mbetemi të zëshëm dhe kundërshtues ndaj çdo përpjekjeje destabilizuese dhe retorike separatiste”, u shpreh Presidenti i Republikës duke rikonfirmuar mbështetjen e marrëveshjes së Dejtonit.

Në lidhje me mesazhet e samitit të fundit të Procesit të Berlinit, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e integrimit rajonal dhe përshpejtimit të integrimit evropian, ndërsa kërkoi nga Bosnjë dhe Hercegovina rishikimin e qëndrimit ndaj Kosovës.

“Do të vlerësonim angazhimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në njohjen e dokumenteve të Kosovës dhe heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, u shpreh Presidenti i Shqipërisë.

Duke e cilësuar anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE si të vetmen alternativë për sigurinë dhe zhvillimin e rajonit tonë, Presidenti Begaj shprehu gatishmërinë për të ndarë me Bosnjë- Hercegovinën përvojën e Shqipërisë në rrugëtimin evropian.

Presidenti Begaj, gjithashtu, theksoi faktin se Shqipëria, si aleate e NATO-s, mbështet politikat e “Dyerve të Hapura”.
Për sa i përket bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Begaj bëri të ditur se në takim u diskutua për avancimin më shpejt me projektet e infrastrukturës rrugore, duke përfshirë Korridorin Blu e gazsjellësin Adriatiko-Jonian.

Gjatë vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë Presidenti i Republikës i kushtoi një rëndësi të veçantë, komunitetit shqiptar që jeton atje. Kreu i Shtetit theksoi se “Bosnjë dhe Hercegovina është shtëpia e një komuniteti shqiptar të integruar në shoqërinë ku jetojnë dhe kontribuojnë”. Në takime u diskutua për adresimin e kërkesave të tyre për ruajtjen e gjuhës, traditave, identitetit kombëtar dhe historisë në reciprocitet me trajtimin e boshnjakëve dhe serbëve në Shqipëri.

Gjatë vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi takime të veçanta dhe me Kryeministren Borjana Krišto dhe Kryetarët e Dhomave të Popullit dhe të Përfaqësuesve në Asamblenë Parlamentare.



Ju sugjerojmë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
Bota

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

13 Korrik, 2025 7:38 pm
Para
Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin me dronë në rezidencën e Netanyahut

Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin me dronë në rezidencën e Netanyahut

Blinken në Izrael në përpjekjen e fundit për armëpushim para zgjedhjeve në SHBA

Blinken në Izrael në përpjekjen e fundit për armëpushim para zgjedhjeve në SHBA

LSI nismë për krimet seksuale: Do monitorohen “grabitqarët”

Zv/presidentja e PL reagon sërish për arrestimin e Metës: Dhuna e ushtruar nuk do të amnistohet
















TE FUNDIT

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
13 Korrik, 2025

Një aeroplan i vogël është rrëzuar të dielën në Aeroportin Southend, në bregdetin juglindor të Anglisë, njoftoi policia lokale. “Jemi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com