Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj pret Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić: Prioritet e ardhmja e Ballkanit Perëndimor

2025/03/18 at 3:27 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj pret Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić: Prioritet e ardhmja e Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić.

Marrëdhëniet Shqipëri-Kroaci, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe situata në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit.

Begaj vlerësoi partneritetin strategjik midis dy vendeve aleate në NATO dhe marrëdhëniet e shkëlqyera, të cilat, sipas tij, janë në këtë nivel për shkak të prioriteteve të përbashkëta të politikës së jashtme dhe vizionit të njëjtë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria dhe Kroacia ndajnë një partneritet afatgjatë dhe strategjik brenda NATO-s.

Kreu i Shtetit përshëndeti nënshkrimin e deklaratës së përbashkët midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, e cila, në gjykimin e tij, është materializimi i një bashkëpunimi të dëshmuar ndër vite.

Përballë zhvillimeve gjeopolitike, dinamike dhe komplekse, me ndikim jo vetëm në zonën Euroatlantike, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Begaj theksoi se çështja e stabilitetit është një angazhim që duhet të zbatohet përmes besimit, dialogut dhe bashkëpunimit.

Presidenti Begaj vlerësoi se me gjithëpërfshirjen e Ballkanit Perëndimor në organizatat Euroatlantike garantohet stabilitet i qëndrueshëm, si edhe politika zhvillimore për vendet e rajonit dhe qytetarët.

Kroacia ka qenë gjithmonë në mbështetje të shqiptarëve në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe për garantimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë përmes trupave të shumtë në KFOR dhe për këtë Begaj i përcolli mirënjohjen numrit dy të qeverisë kroate, Ivan Anušić.

Gjithashtu, u vlerësua se lidhjet e forta midis Shqipërisë dhe Kroacisë mbeten thelbësore jo vetëm në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, por dhe në avancimin e objektivave të përbashkëta në një sërë sektorësh, duke përfshirë energjinë, infrastrukturën, mbrojtjen, ekonominë, bujqësinë, shkencën, turizmin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ju sugjerojmë

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

30 Dhjetor, 2025 2:43 pm
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Bota

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 Dhjetor, 2025 2:41 pm
Para
Tragjedia me 59 viktima/ Zv.ministrja maqedonase: Gjendja e të lënduarve nga zjarri, e qëndrueshme

Tragjedia me 59 viktima/ Zv.ministrja maqedonase: Gjendja e të lënduarve nga zjarri, e qëndrueshme

Fletë votimi gjigande për 11 Majin/ Në Tiranë 539 emra në garë

Fletë votimi gjigande për 11 Majin/ Në Tiranë 539 emra në garë

Sylvinho vendos rregulla strikte në kombëtare

Sylvinho vendos rregulla strikte në kombëtare

TE FUNDIT

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor, 2025

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të...

Lexo më shumë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
30 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien...

Lexo më shumë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh...

Lexo më shumë

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
30 Dhjetor, 2025

Rusia publikoi një video të asaj që e quajti vendosje të sistemit të saj të raketave hipersonike Oreshnik me kapacitet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com