Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata ka folur për liderin e kuqezinjve, Lorik Canën.
Rudi Vata mendon se Lorik Cana ka nisur të lodhet, dhe se nuk është ai i dikurshmi.
“Të jem i sinqertë, më erdhi keq për Lorikun, sidomos për atë momentin e kartonit të kuq. Vjen një moment në karrierë që nuk je ai që ke qenë dikur. Ai rast ndoshta tregoi një shenjë dorëzimi të kapitenit. Këtë situatë e kam kaluar vetë dhe kur vjen fundi i karrierës, këto situata dalin në pah. Forma e Lorikut nuk ka qenë më e mira dhe shumë faktorë janë mbledhur, por ai me shpirtin luftarak që ka, nuk do të dorëzohet”, ka deklaruar Vata për Panorma Sport.
“Gjithsesi, shfaqi defekte fizike, në një ndeshje me ritëm që nuk arrin ta përballojë. Kapiteni është lideri i skuadrës dhe ajo situatë ishte vërtet e trishtueshme. Unë mendova se pas daljes me të kuq të Canës, ekipi do të shpërbëhej, por skuadra e mblodhi mirë veten. Shqipëria tregoi karakter në pjesën e dytë”, shtoi Vata