Dy shoqet e pandara ishin ftuar një ditë më parë në emisionin “Pasdite në Top Channel”. Mira ka qenë ajo që ka rrëfyer momente të jetës së saj private të shumë viteve më parë.
“Ish- i dashuri im i para 10 viteve nuk e donte shumë Anjezën. Pasi ishim ndarë, e ritakoj sërish pas shumë vitesh dhe duke diskutuar si do ishte jeta jonë nëse do ishim akoma bashkë, ai më thotë: ‘E sigurt që s’do ishe shoqe me Anjezën’. Aty unë them me vete: ‘Sa mirë që nuk u martuam”