Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha përmes një postimi në Instagram ka nderuar viktimat e Orlandoës, duke thënë se një lajm i tillë e shokon, ndërsa ka bërë thirrje që festohet dashuria.
Një sulm terrorist kishte ndodhur dje në Orlando, Florida, në një klub nate që frekuentohej nga homoseksualët. Në këtë sulm kanë mbetur të vdekur 50 persona, ndërsa 53 të tjerë janë lënduar.
“Jam shumë e trishtuar me këtë lajm. Sinqerisht jam shumë e shokuar dhe kjo më bën të vjell. Është një botë e frikshme. Lutem për të gjitha viktimat dhe familjet në Orlando. Lutem për shëndetin dhe lumturinë e secilit. Të vazhdojmë të festojmë barazinë dhe dashurinë”, ka shkruar ajo në Instagram.