Këngëtarja Beatrix Ramosaj është takuar me grimierin e familjes Kardashian. Ai është njihet me emrin “makeupbyariel” dhe grimon të gjitha bukuroshet e familjes më të famshme amerikane.
Në profilin e tij në Instagram ( i cili ka më shumë se 600 mijë ndjekës), Ariel shohim që ka grimuar modelen Kendall Jenner, Kylie, Kim nënën e motrave Kardashian e shumë figura të tjera.
Por përse ndodhet djali në Tiranë?! Ai është mik i vajzës së vogël të Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina e cila e ka marrë mikun e saj me vete në Tiranë. Me këtë rast ai ka takuar të gjitha bukuroshet e familjes.