Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Ta quash “non-paper” draft-statutin e Asociacionit është shpërfillje e obligimeve

2024/11/05 at 6:49 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE: Ta quash “non-paper” draft-statutin e Asociacionit është shpërfillje e obligimeve

Kosova nuk mund t’iu ikë përgjegjësive të veta nga dialogu i Brukselit dhe cilësimi i draft-statutit evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe si “non-paper” nga zyrtarët e saj, tregon mungesë respekti për obligimet e saj nga dialogu, tha të martën zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Ta quash draft-statutin evropian si thjeshtë një ‘non-paper’, paraqet mospërfillje të ftesës së Këshillit të Bashkimit Evropian që të veprohet në bazë të tij pa vonesa të reja drejt themelimit të Asociacionit”, tha Stano.

Në tetor 2023, BE-ja ua dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia – e mbështetën atë.

Prej atëherë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje vazhdimisht Kosovës ta dërgojë në Gjykatën Kushtuese këtë draft-statut.

Zyrtarët e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti edhe në të kaluarën e kanë cilësuar si “non-paper” draft-statutin evropian.

Por, disa ditë pasi Kurti tha se ai si kryeministër nuk mund të themelojë asociacione komunash, zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, tha për media vendëse më 1 nëntor se draft-statuti evropian “është ai i një non-paperi”, dhe se kryeministri nuk e ka pranuar atë.

Në gjuhën e institucioneve evropiane, “non-paper” është një dokument joformal, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për ndonjë çështje të kontestuar.

Megjithatë, Stano nguli këmbë se Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranuan këtë draft-status në parim vitin e kaluar, kur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ua paraqiti në prani të liderëve evropianë, presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministres italian Giorgia Meloni, dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

“Në konkluzionet e dhjetorit të vitit 2023, Këshilli Evropian mirëpriti gatishmërinë e Serbisë dhe Kosovës për ta pranuar draft-statutin e propozuar palëve nga ana e lehtësuesit të BE-së. Kjo paraqet pranim formal të dokumentit nga të gjithë 27 vendet anëtare“, theksoi Stano.

Ai shtoi se blloku ndien keqardhje që “pavarësisht pranimit të dokumentit”, nuk është arritur përparim drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në përputhje me draft-statutin evropian.

“Në përputhje me ripërkushtimin zyrtar ndaj dialogut dhe implementimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve, ne kërkojmë nga Kosova që të ecë përpara me themelimin e tij pa vonesa të reja”, shtoi ai.

Kosova dhe Serbia fillimisht arritën marrëveshje për formimin e Asociacionit më 2013 dhe një tjetër marrëveshje për parimet më 2015. Por, Qeveria e Kosovës refuzon të formojë, siç thotë, asociacion njëetnik, ndërsa Serbia insiston për zbatimin e marrëveshjes.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja për parimet nuk është në përputhje me Kushtetutën në 23 pika të saj, ndonëse ato mund të harmonizohen.

Stano theksoi se, megjithëse kanë kaluar 11 vjet nga marrëveshja e parë, Kosova akoma nuk i ka ndërmarrë “hapat e nevojshëm” drejt themelimit të tij dhe “prandaj nuk është duke përmbushur obligimet e qarta sipas së drejtës ndërkombëtare”.

Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk mund të heqë dorë nga barra e përgjegjësive që burojnë nga dialogu dhe se themelimin e Asociacionit nuk mund t’ua lërë në dorë komunave.

“Çfarëdo propozimi duhet të diskutohet me Serbinë dhe lehtësuesin e BE-së dhe duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015. Kjo, po ashtu, do të thotë se Qeveria e Kosovës nuk mund ta përpilojë statutin jashtë procesit të dialogut“, nënvizoi ai.

Ditë më parë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, i tha Radios Evropa e Lirë se themelimi i Asociacionit është obligim ligjor për Kosovën, sipas të drejtës ndërkombëtare.

Sipas saj, fakti që marrëveshjet për Asociacionin janë arritur në kuadër të dialogut, “nënkupton që secili propozim duhet të diskutohet me Serbinë dhe ndërmjetësuesin e BE-së”.

Edhe në Raportin e Progresit të BE-së për Kosovën, mungesa e hapave drejt themelimit të Asociacionit është përmendur si pengesë në procesin e normalizimit mes vendeve fqinje./rel

Ju sugjerojmë

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Para
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, kush do të fitojë garën për kontrollin e Kongresit?

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, kush do të fitojë garën për kontrollin e Kongresit?

Zgjedhjet në SHBA/ Moti i keq në 7 shtetet e lëkundura, mund të ndikojë në uljen e pjesëmarrjes

Zgjedhjet në SHBA/ Moti i keq në 7 shtetet e lëkundura, mund të ndikojë në uljen e pjesëmarrjes

Trump: Do pranoj rezultatin e zgjedhjeve

Trump: Do pranoj rezultatin e zgjedhjeve

TE FUNDIT

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
8 Qershor, 2025

Ka ndërruar jetë në spital 14-vjeçari i cili një ditë më parë është rrëzuar nga tarraca një pallati në zonën...

Lexo më shumë

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
8 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit...

Lexo më shumë

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
8 Qershor, 2025

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit e Barnave (FDA) po hetojnë një infeksion...

Lexo më shumë

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
8 Qershor, 2025

Anija Madleen, e nisur nga Koalicioni i Flotilës së Lirisë (FFC), është nisur drejt Gazës, duke transportuar ndihma humanitare, pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com