Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Sundimi i ligjit dhe liria e mediave kërcënohen në Hungari dhe Poloni

2021/07/20 at 7:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE: Sundimi i ligjit dhe liria e mediave kërcënohen në Hungari dhe Poloni

Liria e mediave dhe pavarësia e gjyqësorit janë duke u përballur me kërcënime në rritje në Hungari dhe Poloni, derisa korrupsioni mbetet sfidë e madhe për të dyja vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ka thënë Komisioni Evropian, në raportin e ri për sundim të ligjit.

Bashkimi Evropian ka thënë vazhdimisht se standardet demokratike janë duke u sfiduar në Hungari dhe Poloni.

Komisioni Evropian ka përmendur edhe Slloveninë, e cila aktualisht udhëheq presidencën e bllokut me 27 anëtarë, për shkelje të lirive të mediave lokale, duke përmendur ngacmimet online dhe kërcënimet kundër gazetarëve sllovenë.

“Ka vend për shqetësim serioz në një numër të vendeve anëtare, sidomos kur është fjala për pavarësi të gjyqësorit”, ka thënë Vera Jourova, nën-presidente e Komisionit për Vlera dhe Transparencë.

Në raport është thënë se Polonia nuk përmbush standardet në sistemin e drejtësisë, kornizën kundër korrupsionit dhe lirinë e mediave.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka thënë javën e kaluar se një dhomë disiplinore e Gjykatës Supreme në Poloni nuk garanton paanshmëri dhe pavarësi dhe cenon pavarësinë e gjyqësorit.

Në raport është veçuar edhe Hungaria për mungesë të masave joadeukate për luftim të korrupsionit, derisa është paralajmëruar se liria e mediave dhe pluralizmi “janë në rrezik”.

Në Hungari, “rreziqet nga klientelizmi, favorizimet dhe nepotizmi në administratën publike, si dhe rreziqet që lidhen me biznese dhe figura politike, vazhdojnë të mos adresohen”, është thënë në përmbledhje të raportit.

Këto përfundime rrezikojnë të përballin Varshavën dhe Budapestin me pasoja serioze.

Një mekanizëm i krijuar vitin e kaluar, pas shqetësimeve në rritje për këto dy vende të Evropës Qendrore, lidh nivelin e sundimit të ligjit me fondet e BE-së, duke i mundësuar Brukselit të bllokojë paratë në rast të shkeljeve të rënda./ REL

Etiketa: behungarimediapoloni

Ju sugjerojmë

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Bota

Kaja Kallas njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

19 Gusht, 2025 7:30 pm
Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit
Bota

Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit

19 Gusht, 2025 7:18 pm
Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit i pasigurt
Rajoni

Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit i pasigurt

19 Gusht, 2025 6:57 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Kryesore

‘Çlirimi’ i pallatit pa leje, Rama publikon vendimin e gjykatësit: Skandaloz!

19 Gusht, 2025 6:43 pm
Selenicë/ Vatër zjarri në Lapardha, flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Selenicë/ Vatër zjarri në Lapardha, flakët u afrohen banesave

19 Gusht, 2025 6:18 pm
Spanja vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit
Bota

Spanja vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit

19 Gusht, 2025 6:00 pm
Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje
Rajoni

Krizë në Republikën Sërpska pasi Dodikut i merret mandati

19 Gusht, 2025 5:49 pm
Trump thotë se Putin mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën
Bota

Trump thotë se Putin mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

19 Gusht, 2025 5:34 pm
Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA
Aktualitet

Kredia në rritje, Shqipëria kryeson rajonin

19 Gusht, 2025 5:07 pm
Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës
Aktualitet

Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës

19 Gusht, 2025 4:27 pm
Para
Erdogan në Qipro, kusht grekëve: Njihni popullsinë turke

Erdogan në Qipro, kusht grekëve: Njihni popullsinë turke

TIA: Për të udhëtuar drejt Francës dhe Zvicrës duhet vaksinoheni me…

TIA: Për të udhëtuar drejt Francës dhe Zvicrës duhet vaksinoheni me...

Rama në Vjenë: Synojmë njehsimin e diplomave me universitetet europiane

Rama në Vjenë: Synojmë njehsimin e diplomave me universitetet europiane

TE FUNDIT

Kaja Kallas njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
19 Gusht, 2025

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se Brukseli do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj...

Lexo më shumë

Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit

Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit
19 Gusht, 2025

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Vladimir Putin propozi që takimi i tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, me qëllim përfundimin e...

Lexo më shumë

Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit i pasigurt

Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit i pasigurt
19 Gusht, 2025

Pas më shumë se tri javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e institucionit më...

Lexo më shumë

‘Çlirimi’ i pallatit pa leje, Rama publikon vendimin e gjykatësit: Skandaloz!

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
19 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme në rrjetet sociale një pjesë nga arsyetimi i shkruar i gjykatësit Hazbi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com