Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Qeveria e re maqedonase të avancojë rrugën drejt integrimit

2024/05/10 at 6:58 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE: Qeveria e re maqedonase të avancojë rrugën drejt integrimit

Bashkimi Evropian i ka inkurajuar faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut që të punojnë në krijimin e një Parlamenti dhe të një qeverie stabile, e cila do të avancojë rrugën e integrimit evropian të Shkupit.

Kështu tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurisë, Josep Borrell, dhe komisionari për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi, përmes një deklarate të përbashkët lidhur me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut më 8 maj.

Dy zyrtarët e lartë evropianë thanë se zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale u zhvilluan në një atmosferë paqësore dhe demokratike, në të cilën u respektuan liritë themelore, ndonëse, sipas Borrellit dhe Varhelyit, kanë mbetur disa procese që ende nuk janë rregulluar në mënyrë e duhur.

Zgjedhjet parlamentare i fitoi VMRO DPMNE, e cila deri më tani ka qenë në opozitë, ndërkaq ato presidenciale i fitoi kandidatja e po kësaj partie, Gordana Silanovska-Davkova.

“BE i uron presidentes Silanovska-Davkova zgjedhjen e saj dhe i gëzohet bashkëpunimit me presidenten e re, gruas së parë si shefe e shtetit në Maqedoninë e Veriut”, u tha në komunikatë.

Borrell dhe Verhelyi ia rikujtuan Maqedonisë së Veriut se duhet të punojë në reformat që do ta ndihmojnë atë në rrugën e saj evropiane.

“Ne inkurajojmë të gjithë aktorët relevantë politikë që të punojnë në formimin e Parlamenti dhe një qeverie stabile. Të dyja institucionet duhet të punojnë së bashku për ta avancuar Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, përfshirë edhe përmes zbatimit të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, në interes të të gjithë qytetarëve”, thanë Borrell dhe Varhelyi.

Sipas dy zyrtarëve të lartë evropianë, Shkupi ka bërë hapa vendimtarë në procesin e anëtarësimit në bllokun evropian dhe është e rëndësishme që shteti të zbatojë obligimet “që kanë mbetur si të domosdoshme për hapjen e bllokut të parë të kapitujve në procesin e anëtarësimit”.

Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet kushtetuese që pakica bullgare të njihet si popull shtetëformues. Këto ndryshime janë kusht për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë negociatat për anëtarësim në BE.

VMRO-ja, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje dhe ka nisur negociatat për formimin e Qeverisë, nuk mbështet këto ndryshime kushtetuese, ndërkaq presidentja e zgjedhur ka thënë se Parlamenti miraton ndryshimet, ajo do t’i respektonte ato./ REL

Ju sugjerojmë

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara
Aktualitet

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara

8 Korrik, 2025 3:25 pm
“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës
Aktualitet

Prishja e kabinave në Theth/Rama: Plagë! Ministria e Drejtësisë po bën gati…

8 Korrik, 2025 3:14 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Begaj pret Ambasadoren e re të Australisë, ftesë Kryeministrit australian për të …

8 Korrik, 2025 3:05 pm
“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës
Aktualitet

“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës

8 Korrik, 2025 2:52 pm
Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
Bota

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit

8 Korrik, 2025 2:38 pm
Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë
Aktualitet

Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë

8 Korrik, 2025 2:21 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

8 Korrik, 2025 2:08 pm
Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja
Aktualitet

Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja

8 Korrik, 2025 1:57 pm
Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar
Aktualitet

Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar

8 Korrik, 2025 1:49 pm
(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë

8 Korrik, 2025 1:42 pm
Para
Kanada/ Zbulimi i eshtrave të 215 fëmijëve, Papa shpreh dhimbje, jo ndjesë

Papa thirrje italianëve të bëjnë më shumë fëmijë

Moti i keq/ Mbi 110 të vdekur nga përmbytjet në Brazil

Moti i keq/ Mbi 110 të vdekur nga përmbytjet në Brazil

Biden në fushatë, Trump në gjyq penal

Gjashtë muaj nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë

TE FUNDIT

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara
8 Korrik, 2025

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 276 hektarë tokë të përfituar me dokumente të falsifikuara të një personi në fshatin Hasturkas,...

Lexo më shumë

Prishja e kabinave në Theth/Rama: Plagë! Ministria e Drejtësisë po bën gati…

“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës
8 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish sot për rastin e Thethit, ku theksoi se po vazhdon puna e pastrimit të...

Lexo më shumë

Begaj pret Ambasadoren e re të Australisë, ftesë Kryeministrit australian për të …

Auto-Skicë
8 Korrik, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Ambasadoren e re të Australisë, jorezidente në Shqipëri, Julianne Cowley, të...

Lexo më shumë

“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës

“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës
8 Korrik, 2025

Pas shkarkimit të drejtorëve në Bashkinë Vlorë, kryeministri Rama ka paralajmëruar se do bëjë të njëjtën gjë në Bashkinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com