Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE përgatit sanksione kundër Bjellorusisë

2020/08/15 at 9:58 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE përgatit sanksione kundër Bjellorusisë

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, në cilësinë e kryetarit të radhës së Këshillit të BE-së, tha pas takimit se presioni ndaj Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko duhej të shtohet. Për këtë qëllim BE-ja do të kërcënojë me sanksione ndaj personave përgjegjës për keqtrajtimin e demonstruesve dhe numërimin e diskutueshëm të fletëve të votimit në zgjedhjet e së dielës së kaluar në Bjellorusi. Objekt i sanksioneve mund të bëhet edhe rrethi i ngushtë i drejtuesve politikë në Minsk. E hapur ka mbetur çështja nëse ndaj Presidentit bjellorus Lukashenko duhet të ndërmerren masa ndëshkuese.

Fjalë të ashpra në adresë të politikanëve bjellorusë

Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz tha pas video-takimit se Komisionit të BE-së i ishte dhënë detyra që të hartojë një listë me sanksione. Por para se të hyjë në fuqi kjo listë duhet të miratohet përsëri zyrtarisht nga ministrat e jashtëm. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, do ta përpilojë këtë listë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ajo vetë u shpreh qartë në favor të sanksioneve përpara takimit të ministrave. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn madje foli për “terrorizëm shtetëror” në Bjellorusi.

Fqinjët e drejtpërdrejtë të Bjellorusisë, Polonia, Lituania dhe Letonia kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Kryeministri çek Andrej Babis madje propozoi një samit të posaçëm të krerëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së për Bjellorusinë.

Hungaria ende skeptike

Hungaria është njëherë për një herë kundër sanksioneve ndaj udhëheqjes së Bjellorusisë. “Ne jemi të interesuar që BE-ja të marrë vendime të bazuara në dialog që nuk e bëjnë të pamundur zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve midis BE-së dhe Bjellorusisë,” tha ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto të enjten.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ishte së fundi për vizitë në Bjellorusi ku u takua edhe me presidentin Lukashenko me të cilin ranë dakord për një bashkëpunim të gjerë ekonomik. Që të miratohen sanksionet nevojitet edhe vota pro e Hungarisë, sepse votimi duhet të jetë i njëzëshëm.

Para katër vjetësh BE-ja i hoqi sanksionet kundër 173 funksionarëve të aparatit shtetëror në Bjellorusi, sepse dukej se në Minsk në atë kohë po ndryshonte diçka. Presidenti Lukashenko ka shërbyer si një lloj ndërmjetësi në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës. Takimet vendimtare u zhvilluan në kryeqytetin Minsk dhe për këtë arsye bisedimet quhen “Procesi i Minskut”. Po ashtu Bjellorusia përfiton, megjithëse në një masë të vogël, fonde edhe nga programi i BE-së për fqinjësinë. Edhe pse Bjellorusia bashkëpunon po ashtu me NATO-n në disa sektorë, ndaj saj BE-ja ka vendosur një embargo të përgjithshme armësh, që ekziston ende./ DW

Ju sugjerojmë

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin
Politikë

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin

20 Janar, 2026 7:03 pm
Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
Bota

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

20 Janar, 2026 5:14 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Aktualitet

Seanca për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese, Rama: Turp kombëtar

20 Janar, 2026 4:47 pm
Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
Kronikë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

20 Janar, 2026 4:10 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

20 Janar, 2026 3:40 pm
I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari
Kronikë

I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari

20 Janar, 2026 3:26 pm
Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë
Kryesore

Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë

20 Janar, 2026 3:19 pm
Kina do të ndërtojë ambasadën gjigande në Londër
Bota

Kina do të ndërtojë ambasadën gjigande në Londër

20 Janar, 2026 3:10 pm
Integrimi/Negociatorët me BE tregojnë projektligjet që duhen miratuar në Parlament
Politikë

Integrimi/Negociatorët me BE tregojnë projektligjet që duhen miratuar në Parlament

20 Janar, 2026 3:08 pm
Kryeministri Belg-Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund
Bota

Kryeministri Belg-Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund

20 Janar, 2026 3:02 pm
Para
Erërat e forta, reagon Ministria e Mbrojtjes: Situata është nën kontroll

Situata në Kakavijë/ Xhaçka: Forcat e Armatosura në krye të detyrës

Vdekja e mjekut nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: Vuante dhe nga…

Fiton betejën me Covid mjeku i spitalit "Shefqet Ndroqi"

FOTO/Tragjike në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje një fëmijë

FOTO/Tragjike në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje një fëmijë

TE FUNDIT

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin
20 Janar, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti në Kuvend Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato,...

Lexo më shumë

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
20 Janar, 2026

Tarifat Një nga gurët themelorë të politikës ekonomike të administratës së re Trump janë tarifat. Ato u njoftuan për vende...

Lexo më shumë

Seanca për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese, Rama: Turp kombëtar

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
20 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese është mbledhur prej orës 10 të mëngjesit për të shqyrtuar një kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë...

Lexo më shumë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
20 Janar, 2026

Gjykata e Lartë në Glasgow të Skocisë ka dënuar me 10 vjet burg 32 vjeçarin shqiptar Liridon Kastrati, pasi ky i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com