Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Me plan të ri për integrimin dhe rritjen ekonomike të BP

2023/09/27 at 9:48 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE: Me plan të ri për integrimin dhe rritjen ekonomike të BP

Ministrat e Ekonomisë të Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor mirëpritën planin e ri të BE për rritjen ekonomike e integrimin ekonomik të rajonit si një parakusht për progres në procesin e hyrjes në BE.


Në forumin e Ministrave të Ekonomisë, “Tregu i përbashkët rajonal -një hap drejt Tregut Unik të BE” të zhvilluar të martën, (26.09) në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit u diskutua  forcimi i ekonomive të vendeve të rajonit përmes përfshirjes në sferën ekonomike të BE. Diskutimet vunë në dukje kontekstin e ri gjeo-politik për përshpejtimin e integrimit rajonal dhe afrimit me BE.

Zgjerimi i BE me BP – një emergjencë gjeopolitike

Në forum të dyja palët, BE dhe BP u shprehën se lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka shndërruar në një emergjencë gjeopolitike progresin e rajonit drejt hyrjes në BE. “Gjërat kanë ndryshuar. Në BE ka një bindje shumë të fortë dhe janë më syhapur karshi rëndësisë që Ballkani Perëndimor për BE. Besoj se nuk e teproj nëse them që sot Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Europian”, tha në fjalën e hapjes se forumit kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, në përshëndetjen e tij, theksoi se “në kontekstin aktual gjeopolitik, zgjerimi i BE në BP është më shumë se kurrë një investim për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në kontinentin tone.” Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Olivier Becht, ministër i Tregtisë me Jashtë dhe Ekonomisë në Francë. “Ne kemi një objektiv, përshpejtimin e ndërlidhjes mes Ballkanit Perëndimor dhe BE. Do lehtësohet sektori privat dhe përshpejtohet procesi i anëtarësisë në BE”, theksoi ai në Tiranë.

 Plani i ri ekonomik i BE për BP

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi bëri me dije detaje të këtij plani. “Plani i ri i BE për rritjen ekonomike do të përshpejtojë ritmin e konvergjencës social ekonomike të rajonit me BE dhe duke e bërë këtë, do të përshpejtojë përgatitjet për anëtarësimin në BE, Është koha për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të BP duke përfshirë integrimin tonë ekonomik. Konvergjenca ekonomike është në qendër të përfitimeve të anëtarësimit në BE. Konvergjenca e BP është e ulët, me të ardhura për frymë midis 30% dhe 50% të mesatares së BE,” bëri me dije komisioneri i BE. Varhelyi. Fjala është për një paketë që “do të ofrojë përfitime të menjëhershme dhe do të stimulojë progresin në Ballkanin Perëndimor”, sipas Varhelyi.

Forumi i Ministrave të Ekonomisë të BE dhe të BP bën pjesë në serinë e takimeve parapërgatitore për Samitin e Procesit të Berlinit, 2023, që do të zhvillohet më 16 tetor në Tiranë, nën presidencën e Shqipërisë. Për herë të parë, që nga fillimi i Procesit të Berlinit në verën e vitit 2014, ky Samit do të zhvillohet në një vend që nuk është anëtar i BE. Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike e ish-Kancelares gjermane, Angela Merkel, që nisi në verën e vitit 2014 për t’i dhënë impulse të reja procesit të hyrjes në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. /DW

 



Ju sugjerojmë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

23 Tetor, 2025 10:12 am
Asetet ruse si hua për Ukrainën
Bota

Asetet ruse si hua për Ukrainën

23 Tetor, 2025 9:30 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

23 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 tetor 2025

23 Tetor, 2025 8:26 am
Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Para
Përfshihet nga flakët salla e dasmës në Irak/ Humbin jetën mbi 100 persona, plagosen 150 të tjerë

Përfshihet nga flakët salla e dasmës në Irak/ Humbin jetën mbi 100 persona, plagosen 150 të tjerë

Berisha: Udhëtimi për në OKB, më i kushtueshmi! Rama refuzoi Begajn në avionin e tij

Vrasja e Fatjon Dervishit, vëllai i viktimës plagosi me pistoletë të dashurën në një hotel në Durrës

UNESCO shton më shumë se 40 site të reja në listën e saj të trashëgimisë botërore

UNESCO shton më shumë se 40 site të reja në listën e saj të trashëgimisë botërore
















TE FUNDIT

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
23 Tetor, 2025

Një ditë pasi një kafe e pashërbyer u bë motiv për dy jetë të humbura në Manzë, policia ka zbardhur...

Lexo më shumë

Asetet ruse si hua për Ukrainën

Asetet ruse si hua për Ukrainën
23 Tetor, 2025

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatisë një propozim ligjor për t’i shfrytëzuar...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Tetor, 2025

Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën. Reshje shiu do të ketë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 23 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Tetor, 2025

DASHI Kjo është një kohë diskutimi konstruktiv për marrëdhënie afatgjata: mund të dalin në pah çështje latente dhe të pazgjidhura....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com