Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Mbështetje për zgjerimin, por shqetësim për situatën në Kosovë

2023/06/28 at 2:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE: Mbështetje për zgjerimin, por shqetësim për situatën në Kosovë

Procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, situata e sigurisë në Kosovë dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të jenë ndër temat që do t’i diskutojnë udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së në një takim që do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.

Pritet që në këtë takim, që përkon me 20-vjetorin e Samitit të Selanikut, ku u dha premtimi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, të përsëritet përkushtimi për integrimin e tyre në BE. Por, njëkohësisht, pritet të shprehet edhe shqetësim për tensionet e rritura në veri të Kosovës.

Në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, banorët lokalë protestojnë qysh në fund të majit kundër kryetarëve shqiptarë të komunave.

Tensionet kanë kulmuar edhe në përleshje të dhunshme midis protestuesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR.

Ka pasur, po ashtu, raporte për sulme me granata dore dhe mjete të tjera.

Kosova dhe Serbia kanë fajësuar njëra-tjetrën për situatën e krijuar.

Burimet diplomatike presin që udhëheqësit evropianë t’u bëjnë thirrje dy vendeve që t’i ulin menjëherë tensionet dhe t’i kthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Në rast se nuk dëshmojnë vullnet për sjellje të matur dhe konstruktive, pritet t’u tërhiqet vërejtja për pasojat.

REL ka pasur qasje edhe në draftin e një dokumenti që pritet të miratohet në takimin e liderëve të BE-së.

Sipas tij, Këshilli Evropian pritet të kërkojë masa të shpejta për uljen e tensioneve dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, dy vendet janë pajtuar gojarisht në muajin mars.

“Këshilli Evropian i dënon incidentet e fundit në veri të Kosovës dhe bën thirrje për shtensionimin e menjëhershëm të situatës, në bazë të elementeve kyçe që tashmë janë shfaqur nga Bashkimi Evropian, më 3 qershor 2023”, thuhet në draft-dokument.

Aty kujtohet thirrja e BE-së për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

“Dështimi në uljen e tensioneve do të ketë pasoja negative”, thuhet në këtë tekst.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e reja në veri mund të mbahen vetëm brenda kornizave ligjore të shtetit.

Në takimin e BE-së, më 29 dhe 30 qershor, pritet të përsëritet edhe përkushtimi i liderëve të vendeve anëtare për vazhdimin e procesit të zgjerimit, që nënkupton edhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Këshilli Evropian përsërit mbështetjen e plotë dhe të parezervë për perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në draft-dokument.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë avancuar më së shumti në rrugën e tyre drejt BE-së, pasi të dyja shtetet kanë hapur kapituj në negociatat për anëtarësim.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur vitin e kaluar negociatat për anëtarësim në BE, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat, po ashtu vitin e kaluar.

Kosova, ndërkaq, është e fundit në rrugën drejt BE-së. Dhjetorin e vitit të kaluar, ajo ka aplikuar për anëtarësim në bllok. Deri më tani, shteti ka nënshkruar vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, në tetor të vitit 2015./REL

Etiketa: bekosoveserbi

Ju sugjerojmë

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…
Aktualitet

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…

28 Janar, 2026 9:11 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri 45-vjeçari në Shijak, në kërkim dy kushërinjtë

28 Janar, 2026 9:07 am
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanyahu: Nëse Irani na sulmon, do përgjigjemi me një forcë që nuk e ka parë kurrë

28 Janar, 2026 9:00 am
Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me burg, pranoi dhurata të shtrenjta
Bota

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me burg, pranoi dhurata të shtrenjta

28 Janar, 2026 8:42 am
Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh
Kryesore

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh

28 Janar, 2026 8:34 am
Bordi i Paqes, mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës ndërkombëtare
Aktualitet

Bordi i Paqes, mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës ndërkombëtare

28 Janar, 2026 8:31 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 28 janar 2026

28 Janar, 2026 8:28 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 28 janar 2026

28 Janar, 2026 8:26 am
Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
Para
Veliaj shërben drekën e Bajramit në qendrën sociale të Kombinatit

Veliaj shërben drekën e Bajramit në qendrën sociale të Kombinatit

Sudan/ Shkelet sërish armëpushimi i vendosur për festën e Kurban Bajramit

Sudan/ Shkelet sërish armëpushimi i vendosur për festën e Kurban Bajramit

Nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor, Policia: 16 persona të arrestuar

Nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor, Policia: 16 persona të arrestuar

TE FUNDIT

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…
28 Janar, 2026

Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 shprehin shqetësimin e tyre të thellë për paraburgimin pa afat të...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë zjarri 45-vjeçari në Shijak, në kërkim dy kushërinjtë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
28 Janar, 2026

Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Shijak mbrëmjen e së martës. Mësohet se 45-vjeçari është konfliktuar me dy kushërinj dhe më...

Lexo më shumë

Netanyahu: Nëse Irani na sulmon, do përgjigjemi me një forcë që nuk e ka parë kurrë

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
28 Janar, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të kundërpërgjigjet nëse sulmohet nga Irani. "Nëse Irani bën gabimin e rëndë duke sulmuar...

Lexo më shumë

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me burg, pranoi dhurata të shtrenjta

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me burg, pranoi dhurata të shtrenjta
28 Janar, 2026

Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi ish-zonjën e parë Kim Geun-hee me 20 muaj burg, pasi u shpall fajtore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com