Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE mbështet të rinjtë në përpjekjet për të punuar dhe jetuar në Shqipëri

2022/11/26 at 9:26 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE mbështet të rinjtë në përpjekjet për të punuar dhe jetuar në Shqipëri

E pranishme në takimin me të rinjtë pjesëmarrës në programin e Bashkimit Europian “Rural You”, zhvilluar në Shkodër, ambasadorja e BE në Shqipëri, Krisstjane Hohmann, tha se BE-ja po financon disa programe të rëndësishme për të rinjtë shqiptarë, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në udhëtimin e vendit drejt një demokracie të konsoliduar.

“Bashkimi Europian”, tha ambasadorja, “ka një strategji për rininë shqiptare, strategji që bazohet në angazhim, ndërlidhje dhe fuqizim”.

Është e nevojshme që të rinjve, u shpreh ambasadorja e BE-së, t’u krijohen mundësi për të qëndruar dhe punuar në vendin e tyre.

Vitet e fundit, nga Shqipëria janë larguar një numër i madh të rinjsh drejt emigracionit në vendet e BE, në kërkim të mundësive dhe një jetese më të mirë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vetëm gjatë vitit të kaluar emigruan drejt vendeve të BE-së 42 mijë e 48 shtetas shqiptarë, shumica e të cilëve të rinj.

Ambasadorja tha se BE-ja po financon programe të reja për t’u dhënë mundësi të rinjve shqiptarë që të aftësohen dhe punësohen në vendin e tyre.

”Shpresoj vërtet fort”, tha ambasadorja,”që, së bashku me qeverinë shqiptare, të kemi mundësi të prezantojmë skemën e garancisë rinore, e cila do të merret kryesisht me formimin dhe arsimin profesional të të rinjve si dhe me punësimin e tyre. Është shumë e rëndësishme, shtoi ajo, që arsimi dhe formimi profesional të përdoren si një motor për të gjetur mundësi për të rinjtë dhe jo si një zgjedhje dytësore për ta”.

Të rinjtë, tha ambasadorja e BE-së, është e rëndësishme që të mos largohen nga zonat rurale të vendit dhe, për këtë, ata duhet të kenë qasje në mjete dhe mundësi. Projekti “Rural You” ka si qëllim të mbështesë të rinjtë e zonave rurale të vendit, me qëllim që ata ta gjejnë veten në vendin e tyre.

“Ne po lançojmë këtë projekt, i cili”, tha ambasadorja, “ka si qëllim të formëzojë mundësi dhe perspektiva për rininë rurale në Shkodër, Kukës dhe Dibër. Është një projekt, ku të rinj nga zonat rurale kanë ardhur dhe kanë paraqitur idetë e tyre, 14 prej të cilëve tashmë janë të suksesshëm”.

Të rinjtë, pjesëmarrës në projektin “Rural You”, kanë përfituar mbështetje financiare nga BE për ngritjen e bizneseve të tyre në zonat rurale të vendit, të cilat, tha ambasadorja, po shndërrohen në modele edhe për të rinjtë e tjerë.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, bëri të ditur se, më shumë se 10 mijë të rinj shqiptarë kanë marrë pjesë në programe të tilla si Razmus, Razmus plus, programin e solidaritetit si dhe programe të tjera të financuara nga BE-ja. Ambasadorja tha se BE-ja do vazhdojë të mbështesë të rinjtë shqiptarë në rrugëtimin e tyre drejt integrimit të vendit në BE./VOA

Ju sugjerojmë

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

26 Tetor, 2025 3:12 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

26 Tetor, 2025 2:42 pm
Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri
Sport

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

26 Tetor, 2025 2:19 pm
“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
Aktualitet

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

26 Tetor, 2025 1:13 pm
Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

26 Tetor, 2025 12:41 pm
Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO
Sport

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

26 Tetor, 2025 12:34 pm
Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës
Aktualitet

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës

26 Tetor, 2025 12:23 pm
Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë
Kryesore

Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë

26 Tetor, 2025 12:19 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Kryesore

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar

26 Tetor, 2025 12:12 pm
Para
Mesi shpëton Argjentinën, kalon në avantazh përballë Meksikës

Mesi shpëton Argjentinën, kalon në avantazh përballë Meksikës

Makina ishte marr me qira/Dy persona aksidentohen, largohen me vrap duke braktisur mjetin

Makina ishte marr me qira/Dy persona aksidentohen, largohen me vrap duke braktisur mjetin

Argjentina shënon golin e dytë përballë Meksikës

Argjentina shënon golin e dytë përballë Meksikës

TE FUNDIT

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
26 Tetor, 2025

Qarku i Kukësit prej mëngjesit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur...

Lexo më shumë

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
26 Tetor, 2025

Forcat izraelite kryen një sulm preciz ndaj një individi në Gazën qendrore i cili po planifikonte të sulmonte trupat izraelite....

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
26 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listën zyrtare të kandidatëve në zgjedhjet e 5 bashkive më 9 nëntor. Kështu në Vlorë...

Lexo më shumë

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri
26 Tetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të Klubit të Futbollit “Besa” të Kavajës. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com