Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE-ja shqyrton krijimin e një qendre detare të sigurisë

2025/05/29 at 9:46 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
BE-ja shqyrton krijimin e një qendre detare të sigurisë

Bashkimi Evropian synon krijimin e një “qendre detare të sigurisë në Detin e Zi” për t’iu kundërvënë veprimeve të Rusisë në rajon dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike detare.


Plani është pjesë e një strategjie më të gjerë të BE-së që u prezantua më 28 maj nga shefja për politikë të jashtme të BE-së, Kaja Kallas, për të krijuar bashkëpunimin më të ngushtë me Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Moldavinë, Turqinë dhe Ukrainën.

Dokumentin e titulluar, “Qasja strategjike e BE-së në rajonin e Detit të Zi”, e ka parë Radio Evropa e Lirë.

Në dokument thuhet se Brukseli duhet të ndihmojë “duke ndërtuar kapacitete detare dhe mundësitë për monitorime detare, përfshirë mbikëqyrjen e një armëpushimi të mundshëm detare, përpjekjet për pastrimin e minave, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, patrullimin e linjave komerciale detare, luftimin e kërcënimeve hibride, me synim të parandalimit të agresionit në të ardhmen në këtë rajon dhe kur të lejojnë mundësitë, të konsolidohet paqja”.

Nuk ka tregues se ku do jetë kjo qendër dhe cilat shtete do të përfshihen në të, nëse kjo ide materializohet.

Por, teksti thekson se duhet të trajtojë çështje të tilla si “ndërgjegjësimi për situatën detare, monitorimi në kohë reale i shtratit të detit nga hapësira, dhe paralajmërimi i hershëm për kërcënime të mundshme dhe veprimtari të dëmshme”.

Qendra do të fokusohej në aspekte të tilla si kabllot nënujore, instalimet në det të hapur dhe operacionet e gazit dhe energjisë nga era në brigjet rumune dhe bullgare.

Dokumenti vjen në një kohë kur vendet evropiane po planifikojnë një lloj force të sigurisë në Ukrainë në rast të një armëpushimi të përhershëm në luftën me Rusinë.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po udhëheqin për sa i përket vendosjes së trupave në terren, Turqia, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, ka sugjeruar tashmë se do të udhëheqë komponentin detar të kësaj force, veçanërisht duke garantuar kalim të sigurt në Detin e Zi dhe potencialisht pastrimin e minave.

Rritja e bashkëpunimit me Ankaranë

Ndërsa dokumenti nuk i referohet drejtpërdrejt ndonjë force të sigurisë për Ukrainën, ai thekson rritjen e bashkëpunimit me Ankaranë për të siguruar paqen në dhe përreth Detit të Zi.

“Turqia mund të luajë një rol konstruktiv në kundërshtimin e flotës në hije të Rusisë dhe të kontribuojë në përpjekjet për të rritur sigurinë detare, sigurinë energjetike në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe konventat përkatëse”, thuhet në dokument.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pasi u rizgjodh në krye të KE-së në fund të vitit 2024 premtoi hartimin e një strategjie të posaçme për Detin e Zi.

Ideja është që tani Kaja Kallas duhet të organizojë “një takim të posaçëm të ministrave të BE-së me vendet partnere të rajonit të Detit të Zi, për të zhvilluar dhe avancuar aspekte të ndryshme të bashkëpunimit në kuadër të qasjes së re të BE-së për rajonin e Detit të Zi, të bazuar në një rrugë të përbashkët”.

BE-ja tashmë mban takime të tilla të posaçme me ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të anëtarësohen në bllok dhe më parë ka zhvilluar takime të ngjashme me vendet e Partneritetit Lindor – Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Ndërsa teksti i dokumentit nuk përmban ndonjë zotim të ri financiar apo ndonjë propozim të ri konkret legjislativ, ai ofron disa tregues mbi mënyrën e të menduarit të KE-së për disa nga vendet e rajonit.

Në një kritikë të tërthortë ndaj Qeverisë gjithnjë e më kundër BE-së në Tbilisi, teksti i dokumentit thekson se “roli dhe përgjegjësia e BE-së në rajonin e Detit të Zi po rritet, veçanërisht me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën, Republikën e Moldavisë dhe me Gjeorgjinë, nëse vendi i rikthehet rrugës drejt BE-së”.

Të drejtat e njeriut nuk përmenden, teksa dokumenti përqendrohet në tri fusha kryesore: “forcimin e sigurisë, nxitjen e rritjes ekonomike dhe mirëqenies, si dhe promovimin e mbrojtjes së mjedisit, qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike dhe gatishmërisë përballë tyre”.

Bashkëpunimi thelbësor

Përderisa Brukseli më parë do të kishte përmendur disa kritika për Azerbajxhanin, veçmas për shkak të mungesës së zgjedhjeve të lira dhe fer dhe për tkurrjen e hapësirës për shoqërinë civile në këtë shtet, strategjia aktuale e përmend Azerbajxhanin vetëm në kontekstin e bashkëpunimit për energjinë dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike.

“Bashkëpunimi me partnerët rajonalë veçanërisht me Azerbajxhanin, është një nga veprimet thelbësore për të mbështetur përpjekjet e BE-së për të ndërprerë importet e energjisë nga Rusia dhe për të përshpejtuar diversifikimin e energjisë, siç parashikohet në Planin RePowerEU, duke forcuar kështu sigurinë energjetike të BE-së. Si vend mikpritës i COP29, Azerbajxhani gjithashtu është angazhuar për dekarbonizimin dhe procesin shumëpalësh, që është një prioritet thelbësor për BE-në”./REL



Ju sugjerojmë

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
Bota

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

19 Nëntor, 2025 2:32 pm
Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Para
Ditët e fundit të aplikimeve për subvencionet në bujqësi

Ditët e fundit të aplikimeve për subvencionet në bujqësi

Trump-it “nuk i del inati”! Ndalon vizat për mijëra studentë nga Kina

Trump-it “nuk i del inati”! Ndalon vizat për mijëra studentë nga Kina

(VIDEO)Ambasadori palestinez në OKB qan me dënesë: 1300 fëmijë të vrarë prej marsit

(VIDEO)Ambasadori palestinez në OKB qan me dënesë: 1300 fëmijë të vrarë prej marsit
















TE FUNDIT

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
19 Nëntor, 2025

Dështon përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje, për një qeveri me në krye Glauk Konjufcën, e cila sipas Kryeministrit në detyrë, Albin...

Lexo më shumë

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
19 Nëntor, 2025

Reshjet intensive gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkun e Korçës, duke vënë në veprim...

Lexo më shumë

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
19 Nëntor, 2025

Në mënyra dhe fusha të ndryshme, Donaldo Trump dhe Cristiano Ronaldo janë dy prej njerëzve më me influencë në botë....

Lexo më shumë

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
19 Nëntor, 2025

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com